Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka ka njoftuar se e ka takuar komandantin e ri të KFOR-it Francesco Maioriello, shkruan Kosova Post.
“Sot kisha kënaqësinë të pres në takim njohës komandantin e ri të KFOR-it Italian në Kosovë, kolonelin Francesco Maioriello dhe kolegët e tij, me të cilët biseduam për vlerat historike, si dhe diversitetin etnik e kulturor të Prizrenit” – ka shkruar ndër të tjera Haskuka. Duke njoftuar se në këtë takim i kanë diskutuar edhe një sërë çështjes tjera.
“Gjatë takimit me kolonelin Maioriello biseduam edhe për pandeminë Covid-19, të cilin e njoftova për pasojat e pandemisë në ekonominë dhe turizmin e komunës sonë, si dhe për punët që i kemi realizuar gjatë kësaj kohe, si shpërndarja e pakove ushqimore e higjienike, ofrimin e pakos shëndetësore për Covid-19, si dhe dhënien e subvencioneve për bizneset dhe OJQ-të, që kanë qenë të ndikuar nga pandemia.
Me këtë rast, koloneli Maioriello shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me Komunën e Prizrenit, me të cilët shpresoj se në të ardhmen do të vazhdojmë të punojmë për projekte të ndryshme të përbashkëta.
Mytaher Haskuka”, ka shkruar më tutje Haskuka./KosovaPost/