Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka nëpërmjet një videoje u është drejtuar qytetarëve, ku ka treguar për zotimet dhe realizimin e tyre, në fushën e shëndetësisë, transmeton Kosova Post.
“Të moshuarit dhe personat që vuajnë nga sëmundjet kronike janë ata që meritojnë kujdesin më të shtuar” – ka shkruar ai në Facebook, ndërsa me këto fjalë, e ka shoqëruar një video të shkurtër.
Haskuka, i cili njëherësh është edhe kandidat i Vetëvendosjes për një mandat të ri katërvjeçar, për Komunën e Prizrenit, ka thënë se ai dhe ekipi i tij, është më pranë qytetarëve, për të bërë më shumë për Prizrenin.
Për më shumë, shihni videon: