Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, ka njoftuar për një sukses të radhës, të cilin ia atribuoi qeverisjes lokale, shkruan Kosova Post.
“Sot vizituam Nënstacionin e Zjarrfikësve në fshatin Gjonaj, të cilin e funksionalizuam muajin që lamë pas, së bashku me dy nënstacionet tjera në fshatin Zhur dhe Reçanë” – ka shkruar fillimisht Haskuka.
“Tanimë ky nënstacion do të shërbejë për gjithë rajonin e Hasit, me ç’rast do të ketë mundësi që të ofrojë shërbime dhe intervenime më të shpejta nëpër raste. Në anën tjetër, përveç rritjes së numrit të zjarrfikësve nga 25 në 55, tanimë Shërbimin e Zjarrfikësve e kemi pasuruar edhe me një automjet të ri për zjarrfikës, i cili do të shërbejë për intervenimet në gjithë Prizrenin” – ka vijuar Haskuka, transmeton Kosova Post.
Ai ka shtuar se me këso projektesh, kanë ndikuar në rritjen e cilësisë së shërbimeve tek qytetarët. Ky është postimi i plotë: