Kandidati i pavarur, Milazim Lushaj iu bashkua bashkëqeverisjes më shumë për Prizrenin.
Këtë mbështetje të Lushajt për garën e balotazhit e ka konfirmuar vetë kandidati për kryetar të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.
Për më tepër Haskuka ka shkruar në Facebook, se ‘nga Lushaj mora mbështetje të sinqertë dhe u dakorduam që ta vazhdojmë bashkëpunimin, në mënyrë që Prizreni mos të ketë “kthim mbrapa”, e të ecë drejt projekteve që do ta shndërrojnë Prizrenin në kryeqytet të zhvillimit e të prodhimit!