Pas tërmetit, i cili nuk ka shkaktuar viktima, janë regjistruar shumë dridhje, më e madhja prej të cilave ka qenë me fuqi 4,3 ballë, transmeton Kosova Post.
Një tërmet me magnitudë 6,2 ballë ka ndodhur në brigjet e Ishullit të Madh në shtetin amerikan të Havait, shkruan AA.
Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 35 kilometrash, rreth 27 kilometra në jug të rajonit Naalehu në Ishullin e Madh në jug të Havait, sipas deklaratës së bërë nga Shërbimi Gjeologjik Amerikan (USGS).
Pas tërmetit, i cili nuk ka shkaktuar viktima, janë regjistruar shumë dridhje, më e madhja prej të cilave ka qenë me fuqi 4,3 ballë.
Në një deklaratë nga Departamenti i Transportit në Havai, thuhet se tërmeti nuk ka shkaktuar dëme në aeroporte, ura apo porte.
Shërbimi Meteorologjik Kombëtar në kryeqytetin Honolulu njoftoi se nuk ka rrezik për cunami pas tërmetit.