Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Qeveria e Kosovës ndan 7 milionë euro për lehonat dhe shtesat e fëmijëve

    Murati: Jemi të gatshëm të mbështesim çfarëdo kërkese për ulje të tatimit në pronë

    Nagavci shkon tek shkolla që i anashkaloi fëmijët e komuniteteve në “Festën e Abetarës”

    Nagavci: Ligji i Pagave nuk i rrit pagat

    Ministër i jashtëm Blerim Reka, spekulim medial

    Reka takon njërin nga veprimtarët më të devotshëm shqiptaro-amerikan të Nju Jorkut

    KMLDNJ: Gjykata Speciale po tallet me Policinë dhe shtetin e Kosovës

    Trupi gjykues vjen me një deklaratë të radhës për Thaçin dhe të tjerët e akuzuar!

    Ahmeti uron Fitër Bajramin: Shëndet dhe mbarësi le të ketë gjithmonë në familjet tuaja!

    Ali Ahmeti: Burrin e prish lakmia

    Grabitje e armatosur në një market në Prishtinë

    Grabitje e armatosur në një kompani në Shtime, të dyshuarit më pas ia morën portofolin dhe telefonin edhe një qytetari

    ATK: Kemi gjetur 3100 punëtorë pa kontrata pune gjatë vitit 2021

    ATK-ja krijon mundësinë e pagesës e tatimit me këste

    Edhe 45 persona janë paraqitur në Gjykatën Speciale

    Më 21 shkurt fillon gjykimi kundër Pjetër Shalës në Hagë

    Avokati: Aurona PeIaj mund të ketë ikur në Gjermani, hetimet s’janë kryer ende

    Avokati: Aurona PeIaj mund të ketë ikur në Gjermani, hetimet s’janë kryer ende

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Vedati tregon historinë si iu plagos shoku në luftë

    Vedati tregon historinë si iu plagos shoku në luftë

    Maskat e Karnavalit të Venecias prodhohen në Shkodër

    Maskat e Karnavalit të Venecias prodhohen në Shkodër

    Helena Kadare feston ditëlindjen: “Besoj te dashuria!”

    Për të harruar një grua

    Më të mëdhenj se Serbia, Enciklopedia gjermane: Trojet etnike shqiptare 91.400 km2

    Më të mëdhenj se Serbia, Enciklopedia gjermane: Trojet etnike shqiptare 91.400 km2

    ASHAK e shqetësuar për situatën: Kosova po dështon në luftën ndaj pandemisë

    Në ASHAK u promovua “Fjalori serbisht-shqip” i Rexhep Zllatkut, i botuar nga Logos-a

    Shqiptari që nuk dinte asnjë fjalë shqip

    Shqiptari që nuk dinte asnjë fjalë shqip

    Në përvjetorin e gjenocidit të shtetit serb në Kosovë, Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur”, sjell ribotimin e librit “DRITË MBI PLAGË’

    Në përvjetorin e gjenocidit të shtetit serb në Kosovë, Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur”, sjell ribotimin e librit “DRITË MBI PLAGË’

    Aktori i njohur spanjoll kërkon drejtësi për popullin shqiptar të Kosovës!

    Aktori i njohur spanjoll kërkon drejtësi për popullin shqiptar të Kosovës!

    Filmat “Banshees of Inisherin” dhe “Fabelmans” – fituesit në Golden Globes

    Filmat “Banshees of Inisherin” dhe “Fabelmans” – fituesit në Golden Globes

    Të gjithë sytë nga qielli në 12 janar, por pse?

    Të gjithë sytë nga qielli në 12 janar, por pse?

    ‘Eminemi refuzoi tetë milionë euro për të kënduar në Katar për Kupën e Botës’

    ‘Eminemi refuzoi tetë milionë euro për të kënduar në Katar për Kupën e Botës’

    Ja cili qen është më i zgjuar sesa Border Collie

    Ja cili qen është më i zgjuar sesa Border Collie

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Fillimi Kryesore

Havolli: Më shumë se 65 zyrtarë të lartë nën hetime për korrupsion

7 Dhjetor, 2020 08:37
në Kryesore, Lajme
Havolli: Më shumë se 65 zyrtarë të lartë nën hetime për korrupsion

????????????????????????????????????

Share on FacebookShare on Twitter

Më shumë se 65 zyrtarë e ish-zyrtarë të lartë të institucioneve të Kosovës, janë të dyshuar dhe po hetohen për korrupsion. Kështu thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli.

Ai thekson se në mesin e tyre janë zëvendëskryeministra, ministra e zëvendësministra, kryetarë komunash, anëtarë këshillash drejtues, anëtarë bordesh, e të tjerë. Sipas tij, mungesa e një vullneti politik po ndikon në mosluftimin të korrupsionit siç duhet. Havolli thotë se agjencia has në raste të ndryshme korruptive, nga ato më të lehta – të punësimit, e deri në nivelet më të larta – të shpërdorimit të detyrës zyrtare.

Këtë javë, më 9 dhjetor, shënohet Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit. Edhe në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për shtetet e Ballkanit Perëndimor të publikuar në tetor të vitit 2020, thuhet se korrupsioni në Kosovë është i përhapur dhe vazhdon të jetë një shqetësim serioz.

Lexo Edhe:

Gjykata e Apelit konfirmon aktakuzat ndaj 9 doganierëve të Prizrenit, të akuzuar për korrupsion

Ish-ministrja Dhurata Hoxha deklarohet e pafajshme për korrupsion

Dogana e Kosovës largon nga puna 9 zyrtarë

Radio Evropa e Lirë: Zoti Havolli, në raportin e fundit të Komisionit Evropian, thuhet se Kosova ka bërë një ‘progres të kufizuar’ në luftën kundër korrupsionit. Ku mendoni se janë pengesat më të mëdha në këtë rrafsh?

Shaip Havolli: Thënë të drejtën, në të gjitha raporte e tilla që kanë ardhur, sa i përket çështjes së luftimit të korrupsionit, është e theksuar kjo çështje, e edhe në Raportin e Progresit. Ka ngecja në të gjitha segmentet sa i përket luftimit të korrupsionit.

Këtë vit kalendarik e ka vështirësuar ende gjendja e pandemisë. Do të thotë, shumica e mekanizmave anti-korrupsion, janë fokusuar në çështje të pandemisë dhe më pak ka pasur progres në luftimin dhe parandalimin e korrupsionit. Ne, si Agjenci Kundër Korrupsionit, pavarësisht problemeve që na janë paraqitur sa i përket punës këtu në agjenci, jemi munduar që edhe në kuadër të këtyre masave kufizuese dhe me staf të kufizuar, që të trajtojmë një numër të madh të rasteve, të cilat kanë ardhur në agjenci.

Gjatë këtij viti kemi trajtuar një numër të madhe të rasteve. Deri më tani, kemi dërguar 65 raste me kallëzim penal për zyrtarë të lartë në prokuroritë përkatëse.

Ky numër nuk është i saktë, sepse këto janë statistika vetëm të përafërta meqë është numër më i madh kallëzimeve penale. Po ashtu në Policinë e Kosovës dhe institucionet tjera kemi dërguar diku edhe 20 shkresa, që e tejkalojnë mandatin e agjencisë për hetime të mëtutjeshme.

Nëse flasim për nivelin, pozitat apo rastet që i kemi dërguar në prokuroritë përkatëse, diku 25 raste i takojnë nivelit qendror. Dyzet raste i takojnë nivelit lokal, 18 raste u takojnë niveleve të ndryshme, agjencive të ndryshme dhe dy raste janë në nivelin gjyqësor.

Do të thotë, është një numër i madh që hyn në kategorinë e zyrtarëve të lartë, për të cilët është ushtruar kallëzim penal për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe çështje të tjera të deklarimit të pasurisë për zyrtarë të lartë.

Radio Evropa e Lirë: A mund të na shpjegoni më shumë për këto raste që janë të dyshuar për korrupsion?

Shaip Havolli: Përafërsisht po u tregojmë, niveli, pozita e këtyre zyrtarëve ndaj të cilëve është ushtruar kallëzim penal, kanë të bëjnë me zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, ministra, zëvendësministra. Në këto kallëzime penale ka kryetarë komunash, ka kryetarë ose anëtarë të këshillave drejtues, anëtarë të bordeve qendrore dhe lokale, kompani publike.

Pastaj kemi raste në agjencitë ekzekutive, kemi shefa kabinetesh në nivel lokal dhe në nivel qendror, drejtorë të departamenteve, këshilltarë në asamble komunale, zyrtarë të lartë në nivel qendror dhe lokal dhe kemi edhe sekretarë permanentë në kuadër të disa ministrive.

Thashë se është një numër i madh i zyrtarëve të lartë, për të cilët agjencia ka ushtruar kallëzim penal për çështje të ndryshme të natyrave të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe çështjeve të tjera që lidhen me veprat penale kundër detyrës zyrtare, po ashtu edhe me vepra penale që lidhen me konflikt interesi dhe me vepra penale që lidhen me deklarim, mosdeklarim dhe deklarim i rrejshëm i pasurisë.

Radio Evropa e Lirë: Nga këto raste, a bëhet fjalë për ndonjë zyrtar të nivelit të lartë në qeverinë aktuale?

Shaip Havolli: Ka të bëjë edhe me ish-qeverinë [2017 -2019] dhe po ashtu ka të bëjë edhe me pozita të ndryshme që janë aktuale, institucionet në nivel qendror dhe lokal.

Radio Evropa e Lirë: Cila është sfida kryesore në luftën kundër korrupsionit në Kosovë?

Shaip Havolli: Problemi më i madh qëndron tek aktgjykimet dënuese, sepse institucionet e tjera të zbatimit të ligjit ekzekutiv, si Policia dhe Prokuroria, kanë një numër të madhe të rasteve që janë dërguar në prokurori përkatëse dhe këtu është ai fërkimi mes Prokurorisë dhe gjykatave. Akuza të ndërsjella – Prokuroria thotë se unë kam ngritur aktakuza të mjaftueshme që ka elemente të veprës penale, ndërsa gjykatat thonë se nuk ka elemente të mjaftueshme, prokurorët na sjellin aktgjykime jo të mira dhe jo mirë të dëshmuara me prova të mira materiale. Dhe, këtu çalon ai raporti Prokurori – Gjykatë dhe në një farë forme njëra-tjetrës i hedhin fajin për mosefikasitet.

Unë, mendoj se në tërësi nuk ka edhe një vullnet të mjaftueshëm edhe politik, sepse për ta luftuar korrupsionin, përveç mekanizmave që janë të thirrur për luftimin e korrupsionit, patjetër duhet të ketë edhe vullnet politik që këto procese t’i çojmë përpara.

Radio Evropa e Lirë: Cilat janë sfidat kryesore, me të cilat agjencia përballet në luftën kundër korrupsionit?

Shaip Havolli: Agjencia Kundër Korrupsionit është në fazën e riorganizimit të përgjithshëm me qëllim që të definohet qartë misioni i agjencisë, misioni i Prokurorisë dhe Policisë, sepse gjatë trajtimit të rasteve janë paraqitur sfida të ndryshme, sepse agjencia në disa situata, nuk ka mekanizma të mjaftueshëm t’i trajtojë disa raste që lidhen me korrupsion dhe pikërisht këtu kam paraqitur sfidat e ndryshme në zbatimin e ligjit të agjencisë në koordinimin institucional.

Për këtë arsye, ka filluar edhe hartimi i ligjit të ri mbi agjencinë që është në konsultim publik dhe tash e tutje këtu do të definohet qartë misioni i agjencisë.

Radio Evropa e Lirë: Në çfarë raste të korrupsionit has agjencia gjatë punës së vet?

Shaip Havolli: Ka forma të ndryshme, të cilat i hasim, duke filluar nga ato raste më të lehta të punësimit, deri në nivelet më të larta të shpërdorimit të detyrës zyrtare.

Ka forma të ndryshme, mirëpo ka edhe raste kur edhe na vijnë në agjenci, por që i kalojnë autorizimet. Ne, nuk kemi kompetencë të mjaftueshme për t’u marrë me një rast të caktuar. Ne, këto raste i adresojmë, nëse është diçka në progres i drejtojmë në polici për veprime më të shpejta, nëse rastet janë që kanë kohë, atëherë i drejtojmë në prokuroritë përkatëse dhe prokuroritë e vendosin se në cilat institucione t’i dërgojnë. Kryesisht, ato i dërgojmë në polici. Pra, ka raste të natyrave të ndryshme.

Radio Evropa e Lirë: Sa nga zyrtarët e lartë publikë nuk e kanë deklaruar pasurinë?

Shaip Havolli: Kanë qenë të obliguar ta deklarojnë pasurinë 4,721 zyrtarë, ndërkaq e kanë deklaruar pasurinë 4,695, kurse 96 zyrtarë nuk e kanë deklaruar pasurinë.

Nga këta 96 zyrtarë, 51 raste i kemi dërguar në Departament të hetimeve për fillimin e proceduarës hetimore.

Nga këta 96, diku 45 kanë ofruar arsyetime me vonesë, sepse ne prapë iu kemi kërkuar arsyetime në lidhje me atë se pse kanë dështuar në deklarimin e pasurisë.

Për momentin, këto raste janë duke u trajtuar në Departamentin e hetimeve dhe në mesin e tyre, ka raste për të cilat është shtruar kallëzim penal për mosdeklarim të pasurisë dhe po ashtu janë në procedurë edhe deklarimet pas afatit.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Havolli, a ka raste kur zyrtarë të lartë nuk e zbatojnë Ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit, duke u krijuar favore kompanive që janë pronarë dhe menaxhohen nga anëtarët e familjes?

Shaip Havolli: Ka raste kur zyrtarët e lartë, pasi ta marrin funksionin, nuk i ndërmarrin veprimet ligjore për bartjen e aksioneve ose për bartjen e menaxhimit te personat e besuar ose të familjes.

Dhe, ne kemi pasur raste të tilla në agjenci dhe i kemi trajtuar. Deri më tani për vitin 2020 i kemi 147 raste për situatë me konflikt të interesit. Gjashtëdhjetegjashtë raste i janë shmangur konfliktit interesit, 13 raste kanë rezultuar të mos jenë me konflikt të interesit.

Në 30 raste kemi dhënë këshilla dhe rekomandime për zyrtarët e lartë që kanë qenë potencial të mundshëm për konflikt interesi. Ndërsa, nëntë raste i kemi pasur me opinione për situata të veçanta. Situata të veçanta i quajmë ato kur janë raste të komplikuara të konfliktit të interesit. Në një rast kemi kërkuar të merren masa disiplinore ndaj zyrtarit të lartë për moslargim ose mosdeklarim të konfliktit të interesit gjatë një vendimmarrje.

Dhe, një rast është përcjellë te Departamenti i hetimeve që dyshohet për veprën penale konflikt interesi. Ndërkaq, 27 raste janë në procedurë.

Radio Evropa e Lirë: Kohë më parë agjencia ka bërë të ditur se është duke trajtuar edhe rastin në Universitetin e Prishtinës, për keqpërdorime në të hyrat e stafit akademik. Deri ku ka arritur agjencia ta trajtojë këtë rast?

Shaip Havolli: Agjencia është duke u marrë me këtë çështje për të hyrat lidhur me stafin akademik, jemi në fazën e hetimeve.

Radio Evropa e Lirë: Ku janë saktësisht këto keqpërdorime?

Shaip Havolli: Aty është dyshuar se përmes disa vendimeve të senatit ose të këshillit, që vazhdimisht janë dhënë edhe mjete shtesë gjatë ushtrimit të tyre të funksionit nëpër komisione të ndryshme dhe jemi duke i shikuar këto vendime a kanë pasur bazë ligjore në lidhje me ato shpenzime që janë bërë në Universitetin e Prishtinës.

Etiketat: KORRUPSIONShaip Havollizyrtarë
ShpërndajeTweet
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Lajmet e fundit

Qeveria e Kosovës ndan 7 milionë euro për lehonat dhe shtesat e fëmijëve

Murati: Jemi të gatshëm të mbështesim çfarëdo kërkese për ulje të tatimit në pronë

27 Janar, 2023
Vedati tregon historinë si iu plagos shoku në luftë

Vedati tregon historinë si iu plagos shoku në luftë

27 Janar, 2023
Nagavci shkon tek shkolla që i anashkaloi fëmijët e komuniteteve në “Festën e Abetarës”

Nagavci: Ligji i Pagave nuk i rrit pagat

27 Janar, 2023
Ministër i jashtëm Blerim Reka, spekulim medial

Reka takon njërin nga veprimtarët më të devotshëm shqiptaro-amerikan të Nju Jorkut

27 Janar, 2023
KMLDNJ: Gjykata Speciale po tallet me Policinë dhe shtetin e Kosovës

Trupi gjykues vjen me një deklaratë të radhës për Thaçin dhe të tjerët e akuzuar!

27 Janar, 2023

Tjera nga rubrika

Klinë, gjendja e furnizimit me ujë në komunën e Klinës, drejt normalizimit

Klinë, gjendja e furnizimit me ujë në komunën e Klinës, drejt normalizimit

12:50

Komuna e Skenderajt publikon numrat ku mund të thërrasin qytetarët që kanë nevojë për ndihmë

Komuna e Skenderajt publikon numrat ku mund të thërrasin qytetarët që kanë nevojë për ndihmë

23:06

Zjarr në kazermën e FSK-së në Istog, Policia jep detaje

Zjarr në kazermën e FSK-së në Istog, Policia jep detaje

13:45

MPB: Intervenime në zona të caktuara dhe largim i ujit në shtëpitë dhe zonat e vërshuara

MPB: Intervenime në zona të caktuara dhe largim i ujit në shtëpitë dhe zonat e vërshuara

10:37

SHBA mund të dërgojë tanke Abrams në Ukrainë

Kremlini: Dërgimi i tankeve në Ukrainë nënkupton përfshirjen e drejtpërdrejtë të Perëndimit në luftë

11:04

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

© Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

Kontakti

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2021 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH

© 2021 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.