Haxhi Shala do të kandidojë për deputet në Kuvendin e Kosovës në kuadër të listës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, shkruan Kosova Post.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Shala përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook.
Duke iu drejtuar qytetarëve të komunës së Malishevës, ai tha se kanë pasur rrugë të gjatë e të mundimshme bashkë dhe se askush nuk e njeh më mirë se ata.
“Në këtë fazë të re që po hyjmë ju ftojë të jemi të bashkuar, ta gjejme mirëkuptimin ne mes veti dhe të ecim përpara. Vetëm të bashkuar si në të kaluaren do t’i tejkalojme sfidat e garantojmë suksesin”, ka shkruar Shala në Facebook.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetar të Malishevës
Në të kaluarën kemi bërë rrugë të gjatë e të mundimshme së bashku dhe askush më mirë se ju nuk më njeh.
Do të jem përherë gardian i juaji dhe interesave të Kosovës, në çdo kohë që kërkohet.
Në këtë fazë të re që po hyjmë ju ftojë të jemi të bashkuar, ta gjejme mirëkuptimin ne mes veti dhe të ecim përpara. Vetëm të bashkuar si në të kaluaren do t’i tejkalojme sfidat e garantojmë suksesin.
Na priftë e mbara të gjithëve.
HSH