​Haxhiu: Emërimi i noterëve të rinj do të bëhet brenda këtij viti

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se emërimi i noterëve të rinj do të bëhet brenda këtij viti, ashtu siç parashihet me ligj, përcjell KosovaPost.

Këtë zotim Haxhiu e ka bërë të premten, në takim me anëtarët e Komisionit për Legjislacion të cilët janë interesuar për nivelin e zbatimit të ligjit për noterinë, si dhe ligjit për mbikëqyrjen elektronike të personave të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim të gjykatës.

“Ministrja e Drejtësisë i njoftoi anëtarët e Komisionit që sa i përket ligjit për noterinë, janë në proces nxjerrja e dy akteve nënligjore, njëra për evidencën për personat që kanë dhënë provimin për noteri, ndërsa tjetra për tarifat noteriale që shfuqizon aktin nënligjor për tarifat të zbatueshëm aktualisht. Ndërsa sa i përket ligjit për mbikëqyrje elektronike të personave, të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim të gjykatës, janë nxjerrë aktet nënligjore përkatëse”.

 

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika