Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka thënë se ngacmuesit e dhunuesit po e vështirësojnë jetën e vajzave e grave gjithandej Kosovës dhe kjo siç shkruan ajo, është e patolerueshme, përcjell KosovaPost.
“Për shkak të rritjes së rasteve të dhunës e ngacmimit seksual, para disa javëve kemi punuar në ndryshimin e Kodit Penal në drejtim të ashpërsimit të masave e dënimeve për dhunuesit dhe ngacmuesit”, ka shkruar ajo.
Të njëjtat, siç shkruan ajo, do t’i finalizojnë dhe procedojnë tutje javën e ardhshme dhe do të përkujdesen që të gjitha procedurat deri në fuqizim të bëhen në kohë sa më të shpejtë.
“Institucionet e drejtësisë duhet të shqiptojnë dënime maksimale për dhunuesit e ngacmuesit seksual!”, përfundon Haxhiu.