Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka uruar zëvendësin e saj, Blerim Sallahun, shkruan Kosova Post.
Përmes një shkrimi në Facebook, ajo gjithashtu premtoi se shumë shpejt do të fillojë konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme dhe vetingu.
Pos saj, Haxhiu tha se do të krijohet edhe Instituti për krime të kryera gjatë luftës në Kosovë.
“Shumë shpejt nisim punën me grupet punuese lidhur me projektligjin për veting, konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme, Institutin për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë dhe shumë çështje të tjera!”, shkroi Haxhiu.
Postimi i plotë:
Me Blerimin para 11 viteve jemi takuar në Lëvizje.
Jam shumë e lumtur që së bashku do të vazhdojmë të punojmë në jetësimin e zotimeve tona. Këtij rrugëtimi do t’i bashkohen edhe shumë profesionistë që ia duan të mirë vendit dhe e duan Kosovën vend me drejtësi e zhvillim.
Shumë shpejt nisim punën me grupet punuese lidhur me projektligjin për veting, konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme, Institutin për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë dhe shumë çështje të tjera!
Kosova do të bëhet shtet i së drejtës!