Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka përkujtuar dhjetë martirët e Zhegrës në 22 vjetorin e rënies, shkruan Kosova Post.
Haziri përmes një postimi në “Facebook”, ka shkruar se dhjetë martirët e Zhegrës u sakrifikuan 22 vite më parë për lirinë, pavarësinë dhe të drejtat e shqiptarëve.
“Dhjetë martirët e Zhegrës u sakrifikuan 22 vite më parë për lirinë, pavarësinë dhe të drejtat e shqiptarëve. Zhegra, historikisht ka qenë vendi i kryengritësve dhe vatra e luftëtarëve për mbrojtjen e kombit, ka qenë rreshti i parë në luftën për pavarësinë e shqiptarëve. Ne do t’i kujtojmë gjithmonë për sakrificën e tyre. Lavdi!”, ka shkruar Haziri.
Postimi i plotë:
Dhjetë martirët e Zhegrës u sakrifikuan 22 vite më parë për lirinë, pavarësinë dhe të drejtat e shqiptarëve. Zhegra, historikisht ka qenë vendi i kryengritësve dhe vatra e luftëtarëve për mbrojtjen e kombit, ka qenë rreshti i parë në luftën për pavarësinë e shqiptarëve. Ne do t’i kujtojmë gjithmonë për sakrificën e tyre. Lavdi!