Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka bërë të ditur se deri më tani 49 mijë e 131 qytetarë të kësaj komune janë vaksinuar.
Haziri ka marrë vendim që nga nesër punëtorët e shtetit të mos mund të hyjnë në vendet e punës pa konfirmim të vaksinimit apo test, përcjell Klankosova.tv.
“Punëtorët e shtetit, përfshirë shërbyesit civilë, zyrtarët publik, mjekët, infermierët, mësimdhënësit, zjarrfikësit, punëtorët teknikë etj., nuk do të mund të futen në vendet e tyre të punës pa konfirmim të vaksinimit, test PCR apo test rapid antigjen”, thuhet në këtë vendim.
Tutje, Haziri sërish u ka bërë apel qytetarëve që të vazhdojnë të vaksinohen, si e vetmja mënyrë e parandalimit të më të keqes.