Haziri: Nuk po ndërtojmë ushtri të vërtetë, pasojat do t’i bartim ne e më së paku Qeveria

Haziri: Nuk po ndërtojmë ushtri të vërtetë, pasojat do t’i bartim ne e më së paku Qeveria

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Lutfi Haziri ka folur sonte në Zona e Debatit, në lidhje me rrezikun që i kanoset vendit nga formimi i Ushtrisë së Kosovës pas kundërshtive të ndërkombëtarëve.

Haziri ka thënë se nuk pret që më 14 dhjetor të ndodh diçka e jashtëzakonshme pasi sipas tij pritet të ndërtohet një ushtri jo e vërtetë, por që e cila po bëhet për nevoja të brendshme të subjekteve, njofton Klan Kosova.

”Është paralajmëruar ky vendim i madh i koalicionit të PAN-it, është shqetësuese sepse po bëhet vendim i madh pas pavarësisë por pa dakordim të plotë”.

”Ky proces ka historinë e vet, mbështetja e vetme dhe e plotë në qëndrimin e sekretarit amerikan të mbrojtjes bën të qartë se në një territor nuk kanë vend dy ushtri”.

”Ne nuk jemi duke ndërtuar ushtri të vërtetë, ”po shesim” për nevoja të brendshme më shumë transformimin sipas legjilacionit”.

”Fundja duhet të zgjidhet raporti më i rëndësishëm me NATO-n. Duhet ta shohim se cili është roli i KFOR-it. Ka pasur anëtarë të shteteve që nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës por që kanë kontribuar në lirinë saj”.

”Kuvendi është vendosur në një situatë jashtëzakonsiht të vështirë politike. Duhet Kosova të pres për një ndryshim kushtetues pas marrëveshjes me Serbinë, ku Kushtetuta hapet dhe votohet ndryshimi ku i jepet mandat i vertetë i Ushtrisë së Kosovës”.

”Edhe në ditët e para të 97-ës ka pasur probleme, se cfarë force është ajo kryengritëse, a janë rrebelë, derisa është ardh deri në një standardizim ku NATO e ka dhënë verzionin e saj zyrtar”.

”Unë do ta ruaj këtë vi, por pasojat do t’i bartim ne e më së paku Qeveria. Mund të pritet tërheqje e njësive ushtarke të shteteve të caktuara të KFOR-it në Kosovë”.

”NATO është aleati më i madh i popullit tonë, e nëse SHBA mbetet në këtë llogaritet zgjedhës atëherë edhe LDK e voton pakon e Ligjeve por jemi të vetëdijshëm le ta kemi të qartë se për çka po bëhet dhe pasojat se cka mund të ndodhë”.

Zona e Debatit – Lutfi Haziri përballë analistëve – 06.12.2018

Zona e Debatit – Lutfi Haziri përballë analistëve – 06.12.2018

Posted by Klan Kosova on Thursday, December 6, 2018