Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Mass, ka kërkuar nga homologët e tij të Bashkimit Evropian, që të japin dritën jeshile për vendosjen e sanksioneve shtesë ndaj Rusisë.
Mass e ka ngritur këtë çështje gjatë një takimi diplomatësh në Bruksel, shkruan Reuters
“Unë jam në favor të urdhërimit të sanksioneve shtesë – të përgatitjes së listave me emra të personave të veçantë”.
“Lideri rus i opozitës Alexei Navalny jo vetëm që është dënuar me burgim, ai është dënuar edhe me kryerjen e shërbimeve në një kamp penal”.
Kujtojmë se Navalny i cili ka qenë duke u trajtuar në Gjermani si pasojë e një sulmi me agjent nervor Novichok, është arrestuar nga autoritetet ruse me të arritur në aeroportin e Moskës.
Për helmimin e tij, ai është duke e akuzuar presidentin Vladimir Putin duke shtuar se i ka porositur shërbimet sekrete për eliminimin e tij, akuzë kjo që është mohuar nga ana e qeverisë ruse.k.k.