Presidentja e Vjosa Osman dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë, Heiko Mass janë deklaruar për media pas takimit.
Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Mass, ndër tjera ka folur edhe për sigurimin e vaksinave për Kosovën, ai ka thënë se në javët në vazhdim do të vijnë sa më shumë doza të vaksinave kundër COVID-19.
“Vaksinat në javët e ardhshme do të shtohen sa më shumë nga kompanitë farmaceutike. Kjo nuk do të jetë fjala e fundit, ne do të ju mbështesim juve sa më shumë që të vaksinohet popullsia e Kosovës në mënyrë që ta tejkaloni pandeminë”, është shprehur Mass.