Heshtja e gjatë popullore parazgjedhore

Heshtja e gjatë popullore parazgjedhore

Shkruan: Muhidin Ahmeti

Mëkati ynë më i madh si shqiptar është ajo heshtja shqiptare tashmë disa herë e përshkruar…me heshtje vadisim barishten e cila e asfikson identitetin, neve personalisht dhe kombin tonë në tërësi..

Është i çuditshme dhe e vështirë për ta kuptuar atë gjuhë të heshtjes, gjuhë me të cilën zakonisht flasin ata të cilët nuk janë të gatshëm të ndërmjetësojnë për veten, për të afërmit, për parimet dhe bindjet e tyre… populli thotë: „poltronët flasin me gjuhën e heshtjes“. Fjala e urtë thotë: „të folurit është argjend e heshtja ari”, mirëpo kjo varet nga konteksti. Ndonëse, neve nga vegjëlia na mësojnë për të folur, rrallë na mësojnë për të dëgjuar, ndërkaq që Zoti i madhëruar nga ka dhënë dy veshë e një gojë (gjuhë), apo jo? Që do të thotë se më shumë duhet të dëgjojmë se të flasim. Megjithatë, ekzistojnë momente dhe periudha kohore kur duhet të flasim me një gjuhë më të kuptueshme se heshtja. Shumë njerëz nuk e kuptojnë këtë heshtje të stuhishme të kombit shqiptar, e harrojnë se çdo shtrëngate dhe stuhie i paraprinë qetësia… Deti kur është më i qetë priten valët me të mëdha… Por qetësia dhe heshtja janë dy motra me cilësi të ndryshme. Qetësinë e kuptoj, ajo flet me gjuhën e qartë dhe të kuptueshme të pritjeve, ndërsa heshtja është tinëzare, flet me një gjuhë të pakuptueshme, e topit dhe e vret shpirtin, trupin dhe zemrën…

Si ta ndërpresim heshtjen dhe të bëjmë të mundur përmes qetësisë së stuhishme të depërtojë zëri i atyre që rënkojnë, zëri i popullit në nevojë? Me lutje? Lutja është e mirë, ajo është paqe në qetësi, por me lutje nuk do ta ndërpresim heshtjen… Për këtë na mëson përvoja, sepse lutja nuk do të thotë asgjë për ata të cilët na krijojnë të ardhmen dhe na revidojnë të kaluarën, prodhojnë autoritete të konsumuara dhe riciklojnë pushtetarë të njëjtë pikërisht tani, në këtë moment, edhe dje edhe nesër…

Ndërsa rinia e pastër,  e arsimuar, e edukuar dhe e pa-kompromentuar ose e pret zhdukjen e tyre biologjike ose në padurimin e tyre pranon të jenë baza e tyre zgjedhore.  Autoritetet e tilla të rrejshme (gazetar të konsumuar, intelektualët servilë, liderë të konsumuar fetaro-politik) të kohës sonë kërkojnë të njëjtin trajtim çfarë i bëri Ibrahimi (a.s.) idhujve të kohës së vet, e ai është  të theksuarit e qartë të pafuqisë dhe paaftësisë së tyre për të evituar çfarëdo të keqe kolektive ose për të siguruar ndonjë dobi kolektive. Me siguri që reagimi ndaj një qasjeje të tillë do të shkaktonte forma të ndryshme  të ndjekjeve të inskenuara dhe hedhjes në turrën e druve (stavë ). Mirëpo, Krijuesi i Universit na ka mësuar në Kur’an që zjarret, në të cilat shoqëria apatike i hedh kryengritësit (rebeluesit), shikuar në perspektivë (në planin afatgjatë), janë me arsye  zjarre të ftohta dhe shpëtimtare.

Ky pushtet dhe këto pushtete, të paktën për sa na takon neve, na i kanë harxhuar tashmë gati dy dekada të tëra të jetës sonë. E kanë bërë këtë, dhe e bëjnë, duke kënduar në kor në mënyrë të paturpshme këngën mbi mbrojtjen e  interesit jetësor kombëtar”. Faktikisht, ata janë kujdesur vetëm për veten e tyre dhe për interesin e  tyre personal…Dhe, ndërsa multimilionerëve po u zihet fryma nga pasuria e vjedhur, qytetaret mezi mbijetojnë nga të a.q. “kuzhina popullore”. Por, a ka gjë më jopopullore se sa të a.q. “kuzhina popullore”?

Panciri i heshtjes mbase mund të na mbrojë përkohësisht dhe të krijojë një qetësi të rreme në të cilën ndjehemi të sigurt dhe besojmë në të ardhmen, në atë të ardhme të cilën na përgatisin ata që nuk e përfillin të kaluarën tonë. Mirëpo, ne kemi mundësi që t’ju tregojmë dhe t’ua dërgojmë atyre porosinë edhe duke heshtur në qetësi. Po, ne mund ta bëjmë këtë në të vërtetë, ju pyetni si, shqiptarë të mijë të dashur? Lehtë. Në ditën kur ata e kërkojnë besimin tonë, dhe përvoja na tregon se tashmë aq shumë herë na kanë zhgënjyer, mashtruar,  manipuluar, dezinformuar dhe gënjyer, eh, pra atë ditë në qetësi ne e shfrytëzojmë fuqinë e heshtjes dhe nuk ua japim atyre votën. Atëherë ata do ta kuptojnë se sa mund të jetë e rrezikshme për ta heshtja shqiptare dhe qetësia e kombit të cilit i është zhvleftësuar e kaluara. I është zhvleftësuar e kaluara dhe i është përgatitur një e ardhme e pasigurt pikërisht për shkak të atyre dhe të ngjashmëve si ata. Atyre, të cilët nuk e përfillin të kaluarën nacionale dhe të ardhmen tonë veç se vetën e tyre dhe të atyre që janë të ngjashëm me ta.           Ata ushqehen me frikën tuaj, “ndërpritni ushqimin lugetërve bashkëkohor, të cilët ushqehen me frikët tuaja” (E. Tule).  Ata ushqehen me heshtjen tuaj tre vjet dhe 364 ditë dhe vetëm një ditë kanë nevojë të ndërpresin heshtjen dhe atë kur u duhet vota juaj. Nga ana tjetër, ata vetëm një ditë heshtin dhe në qetësi e presin VOTEN tuaj, vetëm atëherë kanë frikë dhe trishtohen, vetëm atëherë  janë  të pasigurtë. Në pasiguri në të cilën për katër vite ju mbajnë juve. Merrjani atë mundësi që me votën tuaj ta shkatërrojnë të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës… dilni në votime dhe në qetësi, në heshtje në vend se t’i rrumbullakoseni dhe t’ua dhuroni votën tuaj, shlyeni në qetësi dhe tregojuni se janë të padëshirueshëm.

E, kur ta bëni këtë atëherë do të tregonit se keni mësuar diçka, që e kaluara dhe eksperienca e së kaluarës e ka siguruar të ardhmen Tuaj, të fëmijëve tuaj dhe Atdheut tonë…

Nëse flas, më mallkojnë, nëse heshti, jam i mallkuar.

Nga këto dy mendime të ndryshme gjithmonë fiton ajo më e zhurmshmja.

Dhe kështu ti e kupton se nuk është e rëndësishme të kesh një grumbull njerëzish përreth vetes. Është e rëndësishme t’i kesh ata të vërtetet/të sinqertët.

You may also like

Hoti: Prishtina do të udhëhiqet nga LDK-ja, të presim rezultatin final

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka