Një person ka hedhur një pako me gjësende në drejtim të kulmit të Qendrës së Paraburgimit në Prizren.
Por, ky veprim u kap nga zyrtarët e burgut, të cilët parandaluan futjen e kontrabandës në qendër.
Për ngjarjen që ndodhi në mesditë është njoftuar edhe policia, e cila ka sekuestruar katër telefona, dy adaptera dhe dy kartela memor, si dhe filloi hetimet për rastin
“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndroj duarkryq përballë këtyre dukurive negative të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.