Në shërbim të jetësimit të një segmenti të masës së recipocitetit karshi Serbisë- atë të targave, mëngjesin e ditës së djeshme, Qeveria e Kosovës dërgoi njësitet elitare të Policisë së Kosovës për në Jarinjë, pikë kufitare në mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton Kosova Post.
Në kundërshtim të këtij vendimi të Qeverisë së Republikës së Kosovës e të instumentalizuar nga qarqet politke të Serbisë, dhjetëra serbë lokal të asaj ane janë mësyer në drejtim të zonës kufitare, në fshatin Jarnjë, ku edhe po vijonë të qëndrojnë edhe më tutje, duke mbajtuar të bllokuara rrugët e aksit për në drejtim të kufirit Kosovë- Serbi.
Për të pasur situtën nën kontroll, forcat e rendit të Repulikës së Kosovës, natyrshëm, po i vazhdojnë lëvizjet e tyre rreth asaj pjese ku serbët po protestojnë.
Ky fakt, ka bërë që mediat të afërta me pushtetin në Serbi t’i fryejnë shpërthimit të histerisë në opinoin serbë, duke raportuar se me veprimet e saja Policia e Kosovës po ngjallë frik tek qytetarët serbë në veri të Kosovës.
Në kuadër të këtij histerizimit të situatës, mediat serbe, raportuan se mbërmë rreth orës 23;58, një konvoj i përbër nga 8 automjete të blinduara serbe është nisur për në pikën kufitare në Jarinjë, teksa serbët kanë vazhduar të mbajnë rrugën e bllokuar gjatë gjithë natës duke ndezur edhe zjarr.
Më poshtë mund ta gjeni linkun që shpie tek lajmi në fjalë.
https://www.novosti.rs/vesti/politika/1037859/nemiri-kosovu-metohiji-broj-okupljenih-srba-jarinju-znatno-veci-nego-juce-dve-jedinice-rosu-dugim-cevima-jarinj