Shkruan Esma Bunjaku
Në këtë shkrim për Shqiptarët në Turqi, e konsideroj përgjegjësi që të filloj duke cekur shkurtimisht
historinë e ekzistencës së Shqiptarëve në atë vend, duke u bazuar në burime.
Në histori, në tokën e Turqisë së sotme kanë ekzistuar dy Perandori të mëdha, ajo Romake dhe
Perandoria Osmane. Perandoria Romake e Lindjes–Bizantine, kryeqendër pati Konstantinopolin (Stambollin e
sotëm). Historianët me autoritet botëror pohojnë se, krijuesi i Dinastisë “Justiniani” i Perandorisë
Romake ka qenë me origjinë Iliro-Shqiptar. Për disa lexues mund të mos ketë kuptim kjo që shkruaj,
por sipas këtyne burimeve ne mund të konstatojmë se shqiptarët në tokën e Turqisë së sotme
ekzistojnë prej kohës së Perandorisë Romake. Historiani i famshëm Rus “Aleksander A. Vasiliev ” i cili
konsiderohet si autoriteti kryesor në historinë dhe kulturën Bizantine, në librin e tij të famshëm “History of
the Byzantine Empire” faqe 86, për perandorin Bizantin, Justinian-in, shkruan si më poshtë:
“Emri i Justinianit, Upravda “e vërteta, drejtësia”. Kur dorëshkrimi i përdorur nga Alemannus u gjet dhe u
studiua në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë (1883) nga Studiuesi anglez Bryce, ai vërtetoi, se kjo tezë
ishte e kompozuar në pjesën e hershme të shekulli XVII dhe ishte thjesht legjendare, por pa vlera
historike. Pra teoria historike për origjinen sllave e Justinianit duhet të hidhet poshtë aktualisht. [2]
Justin dhe Justiniani kan qenë me gjasë ilirë ose ndoshta Shqiptarë. Justiniani lindi në njërën nga vendet
fshatra të Maqedonisë së sipërme, jo shumë larg Shkup-it të sotëm, në kufirin shqiptar. Disa studiues
gjurmojnë familjen e Justinianit që nga kolonët romakë të Dardanisë, d.m.th. Maqedoninë e sipërme, pra
tre perandorët e parë të kësaj epoke, ishin Ilirë ose Shqiptarë.”1
Pas përfundimit të Perandorisë Romake, me marrjen e Konstantinopolit nga Perandoria Osmane, (1453)
një numër i caktuar i Shqiptarëve, janë vendosur në Konstantinopol (Stamboll) me dorën e shtetit, në
përputhje me politikat e strehimit të Perandorisë Osmane. Thuhet se me këto politika të strehimit,
synohet popullimi dhe ri-ngjallja e Konstantinopolit, që ishte dërrmuar pas luftës mes Prandorisë Bizantine
dhe Osmane. Popullimi i qytetit bëhet me qytetarët musliman (të brendshëm-turk) dhe me qytetarët
prej vendeve të aneksuar nga Perandoria.2
Për shqiptarët, gjatë Perandorisë Osmane është shkruar nga autor dhe historian të ndryshëm mjaft
shumë dhe thuajse nga të gjithë pranohet se, Shqiptarët kan qenë të aftë dhe të suksesshëm në
vendimmarrje, në arkitekturë, në kulturë e sigurisht edhe në fusha të ndryshme. Për këtë mund të
lexoni përpos tjerash edhe monografinë e albanalogut, të ndjerit -Nexhip.P.Alpan (shqiptar i
shpërngulur nga Gjirokastëra, në Turqi) bashkë me Nesip Kaci. Pra nga shumë burime për historinë e
P.Osmane, mësojmë se shqiptarët kanë kontribuar mjaft shumë edhe në Perandorinë Osmane edhe në
Turqinë Moderne të Ataturk-it. Ndërsa kontributi kaq i madh i shqiptarëve në histori, sa na ka shërbyer
për zhvillim si komb, është temë në vete për tu studjuar dhe diskutuar.
Shpërnguljet masive të Shqiptarëve për në Turqi, si pasojë e politikave të spastrimit etnik
Serb.
Shpërnguljet e Shqiptarëve në Turqi në mënyrë masive, filluan kryesisht nga fund shekulli XIX. 1877/1878 prej Sërbisë Jugore të sotme; Nish, Toplice, Sanxhak, Vranjë, Leskovci, Kurshumli etj. Pra luftërat mes principatës Serbe me P. Osmane në atë kohë, pasuan me lëvizjet dhe shpërnguljet e popullatës Shqiptare. Këtu nuk mund të kalohet pa u cekur se shkaku kryesor i pa dyshimtë, ishte lufta e Sërbisë për zgjerimin territorial si dhe planet e saj të kahmotshme që ti shpërngul Shqiptarët nga ky vend.3 Si pasojë e planeve afatgjatë shovene të sërbëve, shpërnguljet masive në Turqi vazhduan edhe më tutje.
Pas luftës së parë Botërore e më pas periudhën e Rankoviçit (kasapit të Kosovës) 1950-1960, prej
vendeve të ndryshme të ish Jugosllavisë, shumë familje shqiptare sistematikisht e me dhunë politike u
dëbuan në drejtim të Turqisë. Këto shpërngulje u realizuan sipas marrëveshjeve mes ish Jugosllavisë
dhe Turqisë, në vitet 1931-1938-1953. Ndërsa shpërnguljet më masive deri atëhere konsiderohen ato
të viteve 1955-1958.
Si bashkautore e librit për studime universitare (mavi elma–molla e kaltër) lexuesve të botës
akademike dhe më gjër në Turqi, ua kam shtruar këtë pyetje:
“Ekziston një pyetje e rëndësishme për t’u bërë në lidhje me këto zhvillime. Dihej që në përputhje me
politikat e kolonizimit serb, duke filluar nga mesi i shekullit XVIII-të, ata zhvilluan politika
shtetërore që përfshinin praktika spastruese etnike, kundër shqiptarëve dhe popujve të tjerë myslimanë
dhe bazuar në këtë, sërbet këta popuj i detyruan të migronin me metoda shumë të ndryshme shtypëse.
Nga ana tjetër, ka marrëveshje mes ish Jugosllavisë dhe Qeverisë Turke në vitet 1931, 1938 dhe 1953. Pyetja ishte, meqë, dëbimet masovike me shtypje dhe torturë drejtë Turqisë, e përbëjnë pjesën më të ndjëshme të këtyre politikave kolonialiste të serbëve Hegjemonist, megjithëse indirekt, a mendohet që Sërbisë i është lehtësuar zbatimi i kësaj
politike?”4
Shkruajta ndoshta gjatë, por kjo për faktin se pjesa dërmuese e Shqiptarëve në Turqi janë nga Kosova,
ose të themi nga territori ish Jugosllav si dhe shpërnguljet e tyre kanë karakter të dëbimit me dhunë
politike, bazuar në strategjitë e spastrimit etnik të Sërbisë shoviniste. Por në Turqi natyrisht që kemi
edhe shqiptarët Çam si dhe shqiptarët nga Shqipëria, të shpërngulur në periudha të ndryshme
historike. Gjithashtu i kemi shqiptarët që janë vendosur në Turqi, pas rënies së sistemit Komunist në
Shqipëri, pra prej viteve 1991 e këndej.
Numri dhe struktura e shqiptarëve në Turqi
Për numrin e shqiptarëve në Turqi fliten shifra të ndryshme, por jo të sakta. Arsyeja është se, në Turqi
regjistrimet e popullsisë janë bërë (dhe ende bëhen ashtu) në bazë të religjionit e jo etnisë. Por për një
shifër të përafërt të shqiptarëve, mund të bazohemi në regjistrat që gjenden në arkiva të cilat janë bërë pas shpërnguljeve. Përndryshe, mendoj që shifra prej 5 milion e cila është e cekur në webfaqet zyrtare
të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Turqisë, ndoshta mund të konsiderohej si shifër më reale.5
Sidoqoftë, tanimë, ka rëndësi më tepër të shtrohet pyetja se, Kosova dhe Shqipëria si dy shtete amë,
çfarë mund të bëjnë në mënyrë institucionale për ata shqiptar? Kjo temë duhet të elaborohet prej dy
këndeve kryesorë.
-Përkrahje për ruajtjen e identitetit etnik dhe kulturor.
-Forcimi i rolit të shqiptarëve (si urë lidhëse) në jetën politike, reflektimi i kësaj urë lidhjeje dhe
përpunimi e përdorimi i këtij reflektimi në marrëdhëniet bilaterale, mes shtetit Turk dhe dy
shteteve shqiptar, Kosovë dhe Shqipëri.
Tek Shqiptarët në Turqi përdorimi i gjuhes si ndër elementet kryesor për identitetin etnik–kombëtar,
mjërisht është dobësuar. Kjo mendoj që ka ndodhur për tre arsye kryesore. Ndikimi 1 – Turqia është shtet
unitar, pra fliten shumë gjuhë, por me kushtetutë si gjuhë zyrtare është e përcaktuar vetëm gjuha turke.
Shumë gjuhë tjera që fliten mes qytetarëve turk, të grupeve të ndryshme etnike, mbesin të ruhen
krejtësisht me mundësitë e tyre.
Vitet e fundit si zhvillim i ri dhe i mirë, me një ligj të ri në Turqi, nga viti akademik 2017/2018, shkollat
fillore prej klasës 5-6-7-8, ka filluar zyrtarisht të jepet gjuha shqipe, si lëndë zgjedhore.6 Për mësimin e
gjuhës Shqipe dua të përmend edhe emrin e Z. Qamil Bytyqi. Q.Bytyqi është një shqiptar shumë meritor
për kontributin e palodhshëm dhe shumëvjeçar për Çështjen Kombëtare. Ai fillimisht, në vitet e `90-ta, si
sekretar në shoqatën “Vëllezëria Turko-Shqiptare”, e më vonë si koordinator i Qendrës Kulturore të
Kosovës në Stamboll, që disa vite radhazi mban kurset e gjuhës Shqipe. Z.Qamili përvojen shumëvjeçare
me Shqiptarët në Turqi, e ka përmbledhur ne një libër me titullin “Shqiptaret e Harruar në Turqi”.7
Sa i përket ruajtjes së gjuhës, dua të cek një dukuri që ekziston mes Shqiptarëve në Turqi, atyre që janë
shpërngulur në periudhat e më hershme dhe atyre që janë shpërngulur më vonë. Shqiptarët që janë
shpërngul më herët (prej luftërave Ballkanike 1912-1926 e më vonë) e kan ruajtur gjuhën shqipe
dukshëm më mirë prej atyre Shqiptarëve që janë shpërngul më vonë, 1955-1958. Arsyeja kryesore
është se shqiptarët që janë shpërngulur më heret, (kishin ardhur në kornizën e marrëveshjes së
shpërnguljes). Andaj shteti turk ata i vendosi në vende të ndryshme të caktuara në Anadoll dhe të
shpërndarë në grupe e kryesisht në fshatra. Si rezultat ato familje shqiptare që kanë qenë nepër fshatra
dhe në një vend, e kan ruajtur homogjenitetin e si rezultat edhe gjuhen më lehtë. Ata u ndihmuan nga
shteti turk me vendbanim, tokë, mjete bujqësore etj.
Ndërsa shqiptarët që janë shpërngulur më vonë ( në periudhën e Rankoviçit) janë vendosur aty ku e kishin
parë më të dobishme për jetët e tyre, me mundësitë e tyre materiale dhe kryesisht nepër qytete të
mëdha. Meqënëse jeta në qytete detyrimisht kërkon socializimin dhe integrimin shoqëror, si dhe si
pasojë edhe asimilimi i grupeve etnike po përshpejtohet.
Disa fjal sa i përket nivelit të arsimimit të shqiptarëve. Nuk e di se ekziston ndonjë hulumtim, por mund
të konstatojmë prej të dhënave e burimeve që posedojmë, kështu: Ne e kemi Sami Frashërin që me
kontributin e tij ka vulosur në kulturen turke, por Samiu dhe gjithë ata që kontribuan në
periudhën Osmane duhen vlerësuar ndryshe prej shqiptarëve të shpërngulur masivisht. Shkollimi i
shqiptarëve në ato kohëra nuk ka qenë i lartë sa i dëshirueshëm, sepse rrethanat e mundësitë e
shkollimit të tyre dihen fort mirë (fjala është për ata shqiptarë që kan qenë nën okupimin serb). Por
më vonë brezat e dytë në Turqi janë shkolluar me arsim të lartë, në gjuhën turke.
Sa jemi të gjuha mëmë. Edhe pse pjesa e madhe e Shqiptarëve nuk e dijnë ose shumë pak e dijnë
gjuhën, por thuaj të gjithë ata shqiptar ndonëse nuk e dinë gjuhën shqipe, ata identifikohen me vetëdije,
se janë shqiptar ose me origjinë shqiptare, e jo turke. Madje, vitet e fundit ne mesin e rinis Shqiptare,
vërehet një ngritje e vetëdijes dhe të interesimit se nga dhe kush janë. Në këtë ngritje te vetëdijes,
ndikimi kryesor fillon me periudhen e para luftës në Kosovë. Në periudhen e luftës, me theks të
veçantë me shfaqjen e UÇK-së, vetëdija e shqiptarëve në Turqi, bashkë me entuziazmin e tyre të paparë
kaloj ne një njivel tjetër. Kjo ngritje vazhdoi me zhvillimet e pas luftës. Por kulminacioni i ngritjes së
vetëdijes dhe të emocioneve ishte shpallja e Pavarësisë së Kosoves.
Ndikimi 2 – Shumë e rëndësishme në ngjalljen e vetëdijes kombtare, padyshim se janë edhe fillimet e
kontakteve fizike me shqiptarët e Shqipërisë, që prej viteve ’90-të, pra pas rënies të sistemit
komunist. Në fillim të viteve ’90-të, numri i vajtjeve të shqiptarëve, nga Shqipëria ne Turqi është shtuar
si kurrë më pare. Kjo gjendje për një kohë të shkurtër rezultoi anasjelltas me shqiptarët e Turqisë,
veçanërisht me investitorët shqiptar.
Ndikimi 3 – Zhvillimi i teknologjisë dhe i rrjeteve sociale, të cilat
lehtësojn jashtëzakonisht shumë organizimin e shqiptarëve brenda në Turqi dhe lidhjen e tyre me
Shqiptarët anë e mbanë botës.
Konkludim
Për të mos u shuar fryma shqiptare në Turqi, duhet puna dhe angazhimi i dy shteteve Kosovë-Shqipëri, si dhe është e
domosdoshme dhe përkrahja në mënyrë institucionale. Në aspektin kulturor dhe social nuk duhet
kursyer. Për shembull duhet të ju lehtësohet marrja e shtetësisë shqiptare ose shtetësis kosovare. Kjo
është një kërkesë shumë e fuqishme prej pas luftës së Kosovës. Me kompetencë mund të them se,
pjesa dërrmuese e shqiptarëve në Turqi, këtë kërkesë e bëjnë fillimisht se duan të ndihen mirë duke u
pajisur me dokumentacione të vendit të origjines së tyre, e më pastaj eventualisht për ndonjë avantazh
tjetër. Pra duhet të punohet me përkushtim e vullnet me bashkatdhetarët tanë në Turqi, për të miren e
tyre, për të mirën e shteteve tona, por edhe për të miren e marrëdhëneve bilaterale me shtetin turk.
-Alexander A. Vasiliev , History of the Byzantine Empire,faq. 86
http://www.nsfzxc.cn/images/stories/editorupload/cnfile209c19699291d4eac59226b724844b09.pdf
-https://dergipark.org.tr/tr/download/article-file/834937 faq.731
-Sabit Uka,Shëprngulja e Shqiptarëve nga Sërbia Jugore me 1877-1878 dhe vendosja e tyre në rrafshin e Kosovës,faq. 59
-Esma Bunjaku,Mavi Elma:Türkiye-Avrupa İlişkileri,faq.385
-https://www.goc.gov.tr/kitlesel-akinlar#_ftn3 (web faqja zyrtare e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Turqisë)
-https://www.meb.gov.tr/bosnakca-ve-arnavutca-secmeli-ders-olacak/haber/12126/tr
-Qamil Bytyqi,Shqiptarët e harruar në Turqi,faq.83