Unë besoj se në vendet e ish-Jugosllavisë ekzistojnë të paktën tre lloje historianësh, vetëm këta të tretët mund të ndërtojnë një shoqëri të shëndetshme, transmeton Kosova Post.
Abuzimi i së kaluarës dhe viktimave ka qenë gjithmonë një nga instrumentet më të rëndësishëm të politikave nacionaliste serbe.
Në këtë mënyrë, elitat politike krijojnë konsensus dhe largojnë vëmendjen nga problemet reale, konkrete ndërsa përfitojnë vetë prej tij. Shembulli më i mirë në vendet e ish-Jugosllavisë është ajo që ka ndodhur gjatë njëzet viteve të fundit: nga njëra anë, elitat politike përhapin hapur urrejtjen ndaj kombeve fqinje, ndërsa paraqesin njerëzit e tyre ekskluzivisht si viktima.
Me këto pikëpamje, historiani serb Milovan Pisarri shpjegon faktin se edhe 25 vjet pas luftës në ish-Jugosllavi, krimet masive mohohen, ndërsa në të njëjtën kohë dhe shumë intensivisht në mënyrë sistematike, roli i kriminelëve rritet.
Problemi, për mendimin tim, qëndron në faktin se autoritetet politike që përfituan më shumë nga luftërat e viteve 1990 janë ende në pushtet dhe akoma përfitojnë duke përdorur të njëjtën propagandë nacionaliste që çoi në luftëra. Derisa forcat që mund ta ndryshojnë këtë të zgjohen rrënjësisht, e cila do t’i japë fund edhe njëherë retorikës nacionaliste dhe abuzimit të viktimave të luftërave të viteve 1990, nuk mund të presim ndonjë përmirësim real.
Pisarri është kreu i Qendrës për Historinë e Zbatuar (CPI) në Beograd. Ekspertët e asaj qendre promovojnë zbatimin e historisë në dobi të shoqërisë përmes kërkimit shkencor, edukimit dhe ndërhyrjeve publike. Qëllimi i tyre përfundimtar është të ndikojnë në zhvillimin e të menduarit kritik në lidhje me proceset historike dhe ndërtimin e një kulture të paqes./KosovaPost/.