Pas inkursionit në ‘gjueti shtrigashë’ ndaj vlerave islame nga juristi i njohur, Aranit Koci, i cili mosdurimin e tij e manifestoi me një gjuhë që sintetizon inkuzicionin mesajtar me fashizmin e shekullit të kaluar, karvanit të këtij diskursi përsekutues i është bashkuar edhe zyrtari i lartë i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Agim Krasniqin, trasmeton Kosova Post.
Agim Krasniqi, cili përveç se është zyrtar i lartë në MASHTI ai është edhe sekretar në Institutin Shqiptar për Gjeopolitikë. Ai ishte kandidat për deputet në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në vitin 2021 nga koalicioni NISMA-AKR-PDK, gjë që dëfton rrezikun e tenndencës që lufta karshi bashkësisë më të madhe religjoze në Kosovë po merr trajtë institucionale.
Lajmi se mbi 50 vajza kanë vendosur mbulesën islame i pengoi zyrtarit të lartë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Agim Krasniqi.
Madje, ai vendosi që këtë ta shfaqë edhe përmes komentit në një postim në faqen e Facebook-ut, “Kur’ani – Mrekullitë e Kur’anit”.
“Mjerim, armiqtë e shqiptarëve janë të fuqishëm dhe të shumtë” – kështu ka komentuar Krasniqi.
Së këndejmi, urrejtja kundrejt muslimanëve është rritur në përmasa të mëdha, veçanërisht në median sociale.Kjo rritje është vërejtur më së shumti në institucionet vendore dhe komuniteti musliman po përballet çdo ditë e më shumë me retorikat e urrejtjes.