Venant Rutunga, 72 -vjeç, akuzohet për rolin e tij në gjenocid, bashkëpunim në vrasje dhe krime kundër njerëzimit, transmeton Kosova Post.
Holanda ekstradoi një të dyshuar për gjenocidin në Ruandë, në Kigali, të hënën pas një kërkese, shkruan AA.
Venant Rutunga, 72-vjeç, përballet me tre akuza, duke përfshirë rolin e tij në gjenocid, bashkëpunim në vrasje dhe krime kundër njerëzimit, sipas Autoritetit Kombëtar të Prokurorisë Publike të Ruandës.
Në vitin 2018, Kigali kërkoi ekstradimin e Rutunga-s, i cili ishte ish-drejtor në institutin bujqësor në jug të Ruandës.
Ekstradimi i tij erdhi pasi ai shteroi betejat ligjore kundër tij në gjykatat holandeze.
Ruanda përgëzoi autoritetet gjyqësore holandeze për ekstradimin e të dyshuarve për gjenocid dhe kontributin në përpjekjen globale për të luftuar pandëshkueshmërinë, tha në një deklaratë Faustin Nkusi, zëdhënësi i Autoritetit Kombëtar të Prokurorisë Publike.
Gjenocidi ndaj grupit etnik Tutsi filloi më 7 prill 1994 dhe mori më shumë se një milion jetë brenda një harku prej 100 ditësh, kryesisht të etnive Tutsi dhe Hutu të moderuar.
Njësia Ndërkombëtare e Krimit në Policinë Kombëtare Holandeze arrestoi Rutunga-n në mars 2019.