Homazhe dhe nderime pranë varrit të veprimtarit dhe atdhetarit Ahmet Haxhiu

Shoqëria “Lëvizja”, familjarë, aktivistë dhe veprimtarë të ndryshëm nga vendi dhe rajoni, të enjten pasdite në shenjë respekti për jetën dhe veprën e veprimtarit të dalluar të Lëvizjes Çlirimtare, Heroit të Kombit, Ahmet Haxhiu, organizuan homazhe pranë varrit të tij në Lupç të Poshtëm të Podujevës.

Ahmet Haxhiu i lindur në 1932, i cili ka vdekur më 6 korrik në vitin 1994, ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në organizimin, mbështetjen dhe masovizimin e Lëvizjes Çlirimtare, në veçanti në fuqizimin e Lëvizjes Popullore të Kosovës, duke qenë njëri nga drejtuesit e saj organizativ, por edhe duke qenë njëri nga frymëzuesit kryesor për gjeneratat e reja.

E bija e Ahmet Haxhiut, Shkurta Haxhiu tha se si shkak i keqtrajtimit dhe torturimit nëpër burgjet famëkeqe të Serbisë, ka ndërruar jetë babai i tyre. Ajo thotë se sot e 23 vjet nuk munden me harruar veprën dhe kontributin e tij që ka dhënë për këtë vend.

© KosovaPost.net Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may also like

Produktet që ngjajnë me këto pjesë të trupit janë ilaçi më i mirë

Ka disa produkte që kur i sheh në