Tre deputetët nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), të cilët e bojkotuan dje votimin për president, janë të pranishëm në sallë, por ata përsëri nuk po votojnë, shkruan Kosova Post.
Bëhet fjalë për treshen: Avdullah Hoti, Agim Veliu e Driton Selmanaj.
Ata një veprim të tillë e bënë edhe mbrëmë, por janë duke e përsëritur edhe sot. Megjithatë, sipas burimeve të Kosova Post, votat e tyre nuk do të jenë të nevojshme, meqë nga Lëvizja Vetëvendosje thanë se i kanë siguruar votat e mjaftueshme për kuorum por edhe për zgjedhjen e presidentes./KosovaPost/