Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka thënë se deri në fund të javës do të kryhet plotësisht disbursimin e 20 milionë eurove për 19 mijë fermerë.
Hoti ka shkruar në Facebook se dyfishimi i subvencioneve në bujqësi është në kuadër të Programit për Rimëkëmbje Ekonomike.
Postimi i plotë:
Në Programin për Rimëkëmbje Ekonomike, kemi dyfishuar subvencionet në bujqësi. Ministria e Financave ka filluar disbursimin e 20 mil për 19,000 fermerë.
Deri në fund të javës do të kryhen plotësisht.
Ju premtojmë se do të vazhdojmë me mbështetje.
Për punë ja ku jemi!