Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka vizituar sot Qendrën e Situatave, ku është njoftuar nga afër me gjendjen nëpër komuna, pas reshjeve të fundit të shiut dhe të borës të cilat kanë shkaktuar vërshime në shumë rajone të vendit.
Hoti më pas ka vizituar fshatin Dobroshec të Komunës së Drenasit, pas situatës së krijuar nga vërshimet e fundit.
Në një adresim për media gjatë vizitës Hoti bëri të ditur se do të krijohet një fond emergjent për tu dalë në ndihmë qytetarëve të dëmtuar nga vërshimet
Po ashtu Hoti bëri të ditur se se do të krijohet një komision i cili do të bëjë vlerësimin e dëmeve.
Kryeministri në detyrë tha se situata aktuale në vend është nën kontroll dhe të gjitha institucionet përkatëse janë në gatishmëri për tu dalë në ndihmë qytetarëve.
Bashkë me Hotin në vizitë ishe edhe Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni, i cili bëri të ditur se FSK ka intervenuar dhe po vazhdon t’u del në ndihmë qytetarëve të prekur nga vërshimet gjatë gjithë kohës. kk