Përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Shërbimit Korrektues të Kosovës pas takimit me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hotin, pezulluan protestën të cilën e nisën me kërkesa për pagesë shtesë.
Frashër Racaj, zv.kryetar i Sindikatës së Shërbyesve Korrektues, tha se qeveria u premtoi në realizimin e kërkesave të tyre dhe se shtesat do t’u jepen gjatë muajit mars.
Ndryshe në njoftimin paraprak të bërë nga kjo sindikatë u tha se stafi i SHKK-së është në vijën e parë të luftimit të pandemisë COVID-19 si dhe i plotëson të gjitha kriteret e parapara me ligj në bazë të nenit 20 pika 1 dhe 2 ku përcaktohet kompensimi dhe në bazë të nenit 12 pika 1.4 izolimi, pika 1.5 transporti, pika 1.7 trajtimi dhe shërbimi i të sëmurëve nga COVID 10 si dhe pika 1.9 mbikëqyrja shëndetësore e personave të infektuar me koronavirus.