Në 25 vjetorin e masakrës së Reçakut, ka reaguar ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Jeff Hovenier, i cili tha askush të mos e harrojë apo mohojë atë që ndodhi në Reçak, ku SHBA doli në mbështetje dhe mbrojtje të popullit të Kosovës.
“Sipas fjalëve të Dr. Martin Luther King:”Padrejtësia kudo është një kërcënim për drejtësinë kudo”. Askush të mos harrojë apo mohojë atë që ndodhi në Reçak, apo pse Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë dolën në mbrojtje të popullit të Kosovës. E mbaj mend mirë atë ditë”, ka shkruar Hovenier në rrjetin social X.
Ai ka plasur edhe një foto nga Reçaku një vit më parë, ritheksuar t se në Reçak u vranë civilë të pambrojtur.
“Të përulur për të përfaqësuar popullin amerikan për të nderuar dhe kujtuar ata që humbën jetën në Reçak. Askush të mos harrojë apo mohojë atë që ndodhi: vrasjen brutale të civilëve të pambrojtur”, ka thënë Hovenier.