Ambasadori i SHBA-së, Jeffrey Hovenier, në fjalimin e tij në ceremonin e nisjes së ”Defender Europe ‘2023”, ka cilësuar se ky ushtrim, është shumë i rëndësishëm si model kolektiv i mbrojtjes.
Ai ka treguar se nga SHBA-ja, pjesëmarrës do të jenë 9 mijë ushtarak amerikan.
“Në këtë stërvitje, pothuajse 9 mijë ushtarak amerikan do t’i bashkohen 17 mijë pjesëtarëve të forcave ushtarake evropiane në 10 vende të ndryshme dhe kjo është diçka e madhe. Do ta vini re se ky model i ri, model i mbrojtjes kolektive është shumë i ndryshëm nga modelet që mund të përdorin fuqinë e tjera botërore. Modeli ynë për sigurinë e Kosovës është që t’i fuqizojmë dhe forcojmë të partnerët tanë në tërë rajonin e jo duke iu diktuar veprimet që duhet t’i marrin”, deklaroi ai.
Ambasadori amerikan, u shpreh i mahnitur me përparimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke thënë se janë të lumtur me përparimin e kësaj ushtrie, duke përmendur edhe mirënjohjet që fituan ata.
“Këtu në pjesën e stërvitjes në Ballkan, na vjen shumë mirë që po e shohim Forcën e Sigurisë së Kosovës si një prej kontribuesve më të mëdhenjë të këtij ushtrimi me pjesëmarrjen e 1 mijë e 300 vetave. Me siguri më është thënë që kjo është ndërmarrja më e madhe dhe më ambicioze që FSK-ja ka ndërmarrë deri tani. Në më pak se katër vjet prej krijimit të FSK-së, kemi qenë të mahnitur dhe të lumtur me përparimin e FSK-së dhe me mirënjohet e shumëta gjatë historisë së saj profesionale”, u shpreh tutje ai.