Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, gjatë një takimi me të parin e shëndetësisë së Republikes së Kosovës, Rifat Latifin, teksa kanë folur për gjendjen epidemiologjike në vend, diplomati amerikan ka apleuar te qytetarët e Kosovës që t’i përmbahen masave anti-Covid, përkatësisht të mbajnë maskën e të vakisinohen, sepse kjo është mbrojtja më e mirë, transmeton Kosova Post.
“Me ministrin e Shëndetësisë së Kosovës. Rifat Latifi rikonfirmoi përkushtimin tonë për të ndihmuar Kosovën në luftën e saj kundër COVID-19. Vaksinimi dhe përdorimi i duhur i maskave mbeten mbrojtja më e mirë kundër infeksioneve serioze”, ka shkruar Hovenier.
With @MSH_GovKS Minister Latifi reaffirmed our commitment to assist Kosovo in its fight against #COVID19. Vaccination & proper mask use remain the best defenses against serious infection. #MaskUp #SleeveUp #Vaksinohu pic.twitter.com/yI4lyFhez7
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) January 18, 2022