Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, i ka dhënë përkrahje ekipit olimpik të Kosovës në Paris 2024.
Përmes një postimi në X, ai ka thënë se mezi pret të bëjë tifo për ekipin e Kosovës, por sigurisht edhe atë të ShBA-së,
“Mezi pres të bëj tifo për ekipin olimpik të Kosovës dhe sigurisht Ekipi e ShBA-së. Ju uroj fat të gjithëve”, shkroi Hovenier në X, teksa shpërndau edhe një video të Komitetit Olimpik të Kosovës nga parakalimi i ekipit olimpik të Kosovës mbi lumin Sena dje gjatë ceremonisë hapëse të Olimpiadës.
Kosova përfaqësohet në Lojërat Olimpike Verore Paris 2024 me 9 sportistë: 5 xhudistë, 2 notues, 1 boksiere dhe 1 atlete.