Shefqet Krasniqi, hoxhë i mirënjohur nga Prishtina, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se që nga sot do të vazhdojë me ligjëratat e tij rreth tefsirit, në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, transmeton Kosova Post.
“Sot me lejen e Allahut nga ora 19:00 vazhdojmë me serinë e ligjëratave të tefsirit në xhaminë e madhe në Prishtinë” – ka shkruar ai, ndër të tjera.
Për t’i dëgjuar ligjërimet e Hoxhës Shefqet Krasniqi, interesimi ka qenë përherë i madh./KosovaPost/