Hoxha i njohur Labinot Maliqi, nëpërmjet një statusi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, iu ka bërë thirrje qytetarëve që ta informojnë, në rast se ndonjëri prej tyre dëgjon se ndonjë grua ose ndonjë vajzë, është diskriminuar për shkak të shamisë, shkruan Kosova Post.
“Nëse ndonjë vajzë është përjashtuar gjatë këtij viti nga shkolla, apo ka presion nga stafi për shkak të shamisë;
Nëse një femër është larguar nga puna prej ndonjë institucioni shtetëror pasiqë ka vendosur të mbulohet, apo nuk është pranuar në punë vetëm për shkak se e bartë shaminë;
Dhe për çfarëdo diskrimini tjetër që ju bëhet për shkak të praktikimit të besimit tuaj
Ju lutem më kontaktoni: [email protected]” – ka shkruar Maliqi.
Çështja e diskriminimit ndaj grave dhe vajzave me shami, përbënë një pikë problematike të pazgjidhur tash e sa vite, qysh nga vendosja e një udhëzimi administrativ i cili ka hyrë në fuqi në kohën e ish ministrit të arsimit Agim Veliu. Që nga ajo kohë e deri më sot, ka pasur raportime të shpeshta për përjashtimin e vajzave me mbulesë, nga shkollat e Kosovës. Së fundi, Kryetari i Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, shkarkoi një drejtor të tij, për shkak të qëndrimeve ‘anti-shami’, të shfaqura publikisht./KosovaPost/