Behgjet Pacollit duket se nuk po i lë shumë përshtypje rezultati zgjedhor i 14 shkurtit, pasi ka deklaruar se i ka 520 mijë ndjekës në Facebook.
Kjo është transmetuar nga Elvis Hoxha i Vetëvendosjes, i cili e përqesh të parin e AKR-së për një deklaratë të tillë.
Në fakt nuk dihet numri i votave të Albin Kurtit në këto zgjedhje për shkak të mos-certifikimit të tij si kandidat për deputet.
Hoxha i VV-së konsideron që “kapitalizmi është i padrejtë sepse krijon pabarazi brenda njeriut: mes inteligjencës dhe pasurisë së tij.”
Statusi i plotë:
Pacolli:Ata që më shajnë dalin në foto me kryeministrin (ndoshta ky po flet për Abdullah Hotin).
Gazetari: Po ai ka 350 mijë vota (ndoshta ky po flet për Albin Kurtin).
Pacolli: Po dhe unë kam 520 mijë ndjekës në Fb.
Kapitalizmi nuk është i padrejtë sepse krijon pabarazi mes njerëzve, por sepse krijon pabarazi brenda njeriut: mes inteligjencës dhe pasurisë së tij