Drejtori Ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha ka deklaruar se fatkeqësisht 40 për qind të treguat aktual ne Kosovë e ofron Posta e Serbisë, raporton Kosova Post.

‘Për çdo ditë vjen nga Beogradi kombi në Graçanicë dhe bënë shkarkimin dhe ngarkimin e postës. Ky është një dëm që po na bënë neve si Postë e Kosovës, pasi që 40 për qind të territorit të Kosovës po mbulohet nga Posta e Serbisë ‘, vuri në pah Hoxha.

Hoxhaj  poashtu bëri të ditur se Posta e Kosovës nuk operon fare në veri të Kosovës, madje edhe objektet e saj janë të uzurpuara nga Posta e Serbisë dhe se nuk paguajnë asnjë cent.

Sipas tij, Posta e Kosovës ka kapacitet që të operoj në veri të vendit, por tha ai do të punonim edhe në veri, sikur të na ofrohet siguri.

“Jemi të gatshëm sot të operojmë ne veri veç le te na ofrohet siguria. Gjitha objektet në veri janë te uzurpuara nga Posta e Serbisë’, tha Hoxha para deputetëve te komisionit te Zhvillimit Ekonomik, raporton KosovaPost.

You may also like

Shpend Ahmeti në dasmën e Elitës e Gjikos, ja çfarë ka postuar (Foto)

Dasma e madhe e moderatorës Elita Rudi dhe