Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj para mediave ka folur lidhur me iniciativën e Lëvizjes Vetëvendosje për votimin e ndryshimit të Ligjit për Zgjedhje gjatë një seance të jashtëzakonshme, por një gjë e tillë është bërë pa konsultim me opozitën.
Hoxhaj ka thënë se tentimi që një ligj i tillë të votohet për 12 orë është ngulfatje dhe fund i demokracisë.
Në deklarimin e tij për media, Hoxhaj është shprehur se Kurti ka krijuar një krizë të re politike të merret me të pas dështimit të tij të merret me menaxhimin e pandemisë dhe rimëkëmbjen ekonomike.
“Kjo çfarë po ndodh sonte në Kuvendin e Kosovës ku është në vëmendjen e të gjithë qytetarëve të Kosovës që përballen me pandeminë dhe varfërinë dhe kjo është dramë e turpit e inicuar nga qeveria e Kosovës. Në vend se në Kuvend të Kosovës sot të mblidheshim dhe të diskutonim se si të kemi plan për vaksinimin e popullatës, kur qytetarët e dijnë se janë deri më tash 2000 persona që kanë vdekur nga pandemia dhe 14 mijë raste aktive, ekonomia e Kosovës çdo ditë po shkatërrohet ne po merremi me një krizë të re që e ka burimin te kryeministri Kurti dhe LVV-ja që shpërfaqet me idenë e Ligjit për Zgjedhje. Më thoni sa prioritet është kjo në kohë pandemie? Në vend të kemi program, plan të veprimit, masa për përballje me armikun e padukshëm si COVID-19, ne me orë të tëra qëndrojmë në Kuvendin e Kosovës ku përfaqësojmë vullnetin e popullit që po keqpërdoret nga qeveria e re.”, tha Hoxhaj.
Më tutje ai është shprehur se ligjet e tilla nuk mund të jenë iniciativë e partive plitike, por duhet të jenë në konsultim me ndërkombëtarët, duhet të ketë pako të reformave, duhet të ketë mbështetje të OSBE-së e Venecias.
Sipas tij, kur është bërë ligji i ri ka marrë 12 muaj diskutim ndërsa sot po tentohet të mbyllet për 12 orë. Hoxhaj e cilëson këtë si ngufatje dhe fund të demokracisë.
“Ligji për Zgjedhje në vende demokratike nuk mund të jetë iniciativë e një partie politike, por çdo reformë duhet të ndodh përmes dialogut ku palët janë, opozita, mazhoranca dhe shoqëria civile, mediat e qytetarët në mënyrë që reforma të jetë e plotë sepse reforma nuk bëhet me një ligj pa e pasur mbështetjen e ndërkombëtarëve, pa pako të reformës, pa mbështetje të OSBE-së dhe pa mbështetje të Venecias. Kur ne e kemi bërë një ligj të tilë zgjedhor, debati ka marrë 12 muaj ndërsa sot ka përpjekje që kjo të mbyllet për 12 orë. A e dini si e ka emrin një proces i tillë? Ngulfatje e demokracisë, fund i demokracisë.”, tha Hoxhaj.
Më tutje, Hoxhaj ka thënë se Kurti po dëshiron zgjedhje të parakohshme sepse sipas tij ai ka frikë nga pushteti dhe nuk po ka guxim të merr përgjegjësi.
“Ne si PDK në emër të votuesve tanë nuk pranojmë t’i nënshtrohemi vullnetit të askujt dhe do të jemi front për ta mbrojtur demokracinë e re që është bërë me mund e sakrificë. Qytetarët duhet ta kuptojnë se z. Kurti po dëshiron zgjedhje të parakohshme, që ka frikë nga pushteti dhe nuk po dëshiron të merr përgjegjësi, ai po dëshiron ta dërgojë vendin në zgjedhje të parakohshme, në një situatë të njëjtë që vitin e kaluar e ka pasur emrin e shkakrimit të Agim Veliut. Përgjegjësi kryesor që vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme është z. Kurti. Meqenëse në këtë holl kam folur shpesh lidhur me atë se kush duhet të jetë deputet, unë sot dua të shtroj çështjes se çfarë integriteti duhet të ketë njeriu të jetë president i vendit?”, tha Hoxhaj.ln