Hoxhaj: I kemi numrat e nevojshëm, por nuk ka datë të saktë se kur do të mbahet seanca

Nënkryetari i PDK-së Enver Hoxhaj, pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së partisë, ka pohuar se koalicioni PAN i ka votat e nevojshme, që të mbahet seanca për konstituimin e Kuvendit dhe pastaj edhe Qeverisë. Ndërsa tha se nuk e di se kur do të mbahet seanca, këtë javë apo tjetrën.

“ Si koalicion qeverisës, i kemi votat e nevojshme, ta mbajmë seancën e parë të Kuvendit dhe ta votojmë pastaj Qeverinë. Por a do të ndodh këtë javë apo ditët e ardhshme.  Nuk e di se a do të këtë këtë javë seancë apo javën e ardhshme. është temë që mund ta dijë z. Veseli dhe Haradinaj, por mbi të gjitha është presidenti Thaçi që i takon me Kushtetutë.  Përtej asaj ne si partner politik, i  kemi numrat e domosdoshëm që të mbahet konstituimi i Kuvendit dhe të formohet qeveria. Si koalicion nga ajo sa kam kuptuar nga z. Haradinaj dhe Z. Veseli  që janë të mandatuar që ne të lëvizim në formimin e institucioneve. Ne I  kemi numrat e nevojshëm. Formimi i institucioneve është proces i pandalshëm se kur do të ndodh nuk është çështje që I takon një nënkryetari të përmend data”, pohoi ai.

Ndërsa pohoi se nuk ka zvarritje të këtij procesi, pasi që janë në afat kohor ligjor.

© KosovaPost.net Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may also like

Cristiano ‘zhvishet’ pas humbjes së Real Madridit nga Betis (Foto)

Cristiano Ronaldo ka paraqitur koleksionin e tij të