I nominuari për kryeministër të Kosovës Enver Hoxhaj ditët e fundit po shihet se është mjaft i angazhuar me vizita në bizneset kosovare, shkruan Kosova Post.
Mirëpo sa iu përket këtyre vizitave Hoxhaj siç duket nuk po shoqërohet nga kolegët e tij të partisë por i vetëm.
I pyetur nga Kosova Post se a e gëzon mbështetjen e përgjithshme nga partia e tij, pasi që në fushata parazgjedhore po shihet i vetëm Hoxhaj mendon se e ka një të tillë.
“Unë mendojë se e kam një mbështetje të plotë të kryesisë së Partisë Demokratike te Kosovës, të të gjitha degëve, të të gjitha strukturave në nivel qendror dhe lokal, prania ime për kandidat si kryeministër është që unë kërkoj në emrin tim por mbi të gjitha në emrin e PDK-së që të marrë mbështetjen dhe besimin e tyre për udhëheqjen e qeverisë së ardhshme të Kosovës. Çdo mandatar në çdo vend perëndimor e ka një sjellje të njejtë, kur të dal me ministra, dhe kur të dal me profile varet se kush çfarë fushe zoton, ekonominë, arsimin shëndetësinë, kulturën, ambientin politikën e jashtme, politikën rajonale, politikën evropiane ju do të mund të shihni një ekip më të gjërë”, është shprehur Hoxhaj.