Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, për nder të 13-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ka bërë homazhe në Prekaz.
Pas homazheve Hoxhaj tha se dita e pavarësisë ka nisur në Prekazin heroik.
“Ditën e pavarësisë e nisëm në Prekazin heroik, simbolin e rezistencës e sakrificës për liri. Do të kalojnë gjenerata e gjenerata e heroizëm si ai i familjes Jasharaj nuk do të përsëritet”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.
Postimi i plotë:
Ditën e pavarësisë e nisëm në Prekazin heroik, simbolin e rezistencës e sakrificës për liri. Do të kalojnë gjenerata e gjenerata e heroizëm si ai i familjes Jasharaj nuk do të përsëritet.
Askush nuk mund ta zhbëjë sakrificën e popullit të Kosovës. Askush nuk mund ta rishkruajë historinë e lavdishme të popullit tonë.