Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka mbajtur konferencë për media ku ka folur rreth situatës pandemike në vend, shkruan Kosova Post.
Hoxhaj tha se sot kemi pasur një mbledhje të gjatë bashkë me kryesinë e PDK-së dhe kemi biseduar rreth zhvillimeve politike në vend për problemet dhe shqetësimet e qytetarëve, kemi folur për pandeminë dhe pasojat.
“Në asnjë vend të botës dhe as në Kosovë askush nuk e ka ngarkuar ndonjë Qeveri për origjinën e këtij virusit, por ne kemi shqetësim për mënyrën e menaxhimit të pandemisë që Qeveria nuk ka arritur t’i menaxhojë mirë” ështê shprehur Hoxhaj.
Tutje Hoxhaj ka shtuar se si parti alternative është biseduar dhe debatuar si ta drejtojmë këtë vend në këtë situatë pandemike.
“Prej muajit mars dhe prill kemi pasur qartësi të plotë se si duhet t’i qasemi pasojave të pandemisë, në prill të këtij viti kemi pasur disa propozime që nuk janë realizuar . Ju e dini që për muaj të tërë në Kuvend ka dështuar pakoja për rimëkëmbje ekonomike dhe ne sot kemi ftuar që PDK do të inicojë një seancë të jashtëzakonshme ku ftojmë që të votojë këtë ligj”, ka shtuar Hoxhaj.
Hoxhaj theksoi se seanca e jashtëzakonshme do të mbahet të premten. PDK-ja mbështet katër amendamentet që i shpalosi Bedri Hamza në komision.
Njëri nga amendamnetet e PDK-së, për këtë Projektligj ka qenë Qeveria t’i rimbursojë qytetarët që tërheqin 10 përqindëshin nga Trusti, e që kanë më pak se 10 mijë euro.
Amendamenti i dytë, lënda e parë e cila prodhohet nga veprimtaritë biznesore të regjistruara dhe aktive në Republikën e Kosovës, pavarësisht se a eksportohet jashtë vendit apo jo, lirohet nga TVSH.
Amendamenti i tretë thotë se të gjitha bizneset të cilat kanë qenë të mbyllura apo kanë pasur probleme të funksionimit të rregullt gjatë kohës së pandemisë, por të cilët kanë qenë aktive të regjistruara në regjistër të biznesit para datës 29 shkurt 2020, mbështetën financiarisht nga ana e buxhetit të Kosovës me mjete monetare për t’i mbuluar shpenzimet operative në shumën prej 200 milionë euro.
Amendamenti i katërt thotë se do të paguhen nga ana e buxhetit të Republikës së Kosovës, pagat e punonjësve në sektorin privat për periudhën tetor dhe dhjetor 2020 të cilët si pasojë e pandemisë Covid-19 janë larguar apo pezulluar nga puna e tyre për periudhën jo më të shkurtër se tre muaj pas datës 29 shkurt 2020 e deri më 30 dhjetor 2020. Shuma e pagesës për punëtorët është 300 euro për një muaj