Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Kurti: Në Rashkë, po ngjan riorganizimi terrorist me mbështetje të Serbisë

    Kurti: Anëtarësimi në KiE sjell avantazhe, veçanërisht për anëtarët e komuniteteve joshumicë

    Hyn në librin e Guiness flamuri kombëtar mbi 1 mijë e 300 metra dhe i punuar me 120 mijë letra

    Kurti priti drejtoren e NDI-së, flasin për veprimet e Qeverisë me fokus te komunitetet jo-shumicë

    LDK: Ne kemi qenë kundër Mini-Shengenit edhe sa kemi qenë në pushtet

    LDK-ja thonë se po e studiojnë draft-statutin e Asociacionit, ja çfarë thonë për ftesën e Presidentes

    Flet avokati i Sali Mustafës pas akuzave të Gjykatës Speciale

    ZPS-ja refuzon të komentojë për bastisjen në shtëpinë e bashkëluftëtarit të Salih Mustafës

    Zyra e Prokurorit të Specializuar: Jemi duke kryer në vazhdimësi bastisje në Kosovë

    “Kishim frikë se do të na vriste Izraeli, jo Hamasi”: Pengu izraelit thotë se janë gjuajtur nga helikopterët

    Ministrja Haxhiu takoi Fahrijen dhe gratë e Krushës

    ShBA-ja zgjeron listën e sanksioneve

    Blinken i kërkon Izraelit të bëjë më shumë për të mbrojtur civilët

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Liria e praktikimit të fesë në institucionet publike

    Rëndësia e edukimit të mirë

    Iftari i bashkohet listës së trashëgimisë kulturore të UNESCO-s

    UNESCO e shton iftarin në listën e trashëgimisë kulturore

    Pse ky qytet ukrainas është i vetmi “i paprekur” nga lufta?

    Parlamenti Evropian para 32 vjetësh i ndau bacës Adem Demaçit Çmimin Saharov

    Rorck grupi Metallica shihen duke bërë prova me flamurin e Shqipërisë të vendosur në prapavijë

    Rita Ora dhe Taika Waititi ia marrin valles me këngë shqip (Video)

    Beqiri rrëfen momentin e shpalljes së pavarësisë nga Ismail Qemali dhe dorëheqjen e tij si kryeministër

    T’ia kthejmë nëntorit Nëntorin nga heroi i kombit, Bahri Fazliu, në nëntor të vitit 1995

    Shënohet dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

    Përvjetori i lindjes së rilindësit Jeronim de Rada

    Një përkthim i ri në gjuhën shqipe i Immanuel Kantit nga prof. Hysamedin Feraj

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Hoxhaj: PDK e ka pikë të dobët Luginën e Preshevës, dy kandidatë për deputet do t’i kemi nga Lugina

05 Janar 2021, 13:41
në Kryesore, Lajme
Hoxhaj: PDK e ka pikë të dobët Luginën e Preshevës, dy kandidatë për deputet do t’i kemi nga Lugina
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Enver Hoxhaj ka mbajtur sot një Konferencë për Media përmes së cilës ka dalë me disa zotime publike në lidhje me përfshirjen e Luginës së Preshevës në jetën publike dhe politike të Kosovës.

Në këto zotime, ndër të tjera, Hoxhaj ka thënë se PDK-ja do të përfshijë në listën e saj për deputetë dy përfaqësues nga Lugina e Preshevës si dhe të nisë iniciativën që shqiptarët e Luginës së Preshevës të pajisen me letërnjoftimin dhe pasaportën e Republikës së Kosovës.

Në 7 zotimet që ka bërë publike sot kandidati i PDK-së për kryeministër, përfshihen edhe Ligji për mbështetjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, themelimi i Agjencisë Shtetërore për Luginën e Preshevës, rritja e kuotave për studentët nga Lugina dhe krijimi i kuotave të reja për studentët e dëbuar nga Lugina që ndodhen në Kosovë, katër pika të reja kufitare me Luginën e Preshevës dhe Fondi i përhershëm për kthimin e shqiptarëve të Luginës të dëbuar nga vatrat e tyre

Lexoni deklaratën e plotë të kandidatit për kryeministër, Enver Hoxhaj:

Të dashur qytetarë,

Të nderuar gazetarë,

Më lejoni që fillimisht t’ua uroj të gjithëve Vitin e Ri dhe të uroj që ky vit të sjellë shëndet dhe begati në familjet tuaja. Po ashtu, shpresoj që në vitin e ri qytetarët nuk do të shqetësohen nga zhgënjimet që i pësuan në vitin e kaluar me dy qeveritë e dështimit dhe partitë që keqqeverisën.

Kjo është konferenca e parë për këtë vit, dhe flet për seriozitetin dhe vendosmërinë që kemi si Parti Demokratike për ta prezantuar një ofertë të re për qytetarët e vendit dhe një kontratë që do ta lidhim së bashku dhe përfaqëson pritjet e vitit 2021.

Pas propozimeve që shpalosëm për diasporën, sot si kryeministër i ardhshëm i Kosovës do të prezantoj para qyetarëve të Kosovës zotimet tona konkrete për një pjesë tjetër të kombit që nuk jeton në Kosovë, por në Luginën e Preshevës, e cila vazhdimisht ka qenë një brengë e madhe për Partinë Demokratike.

Si një parti e dalë nga lufta dhe me themele të forta patriotike, gjithmonë ka qenë e përkushtuar që t’ia zgjas dorën e përkrahjes vëllezërve dhe motrave tona të Luginës së Preshevës.

Partia Demokratike në vazhdimësi e ka përcjellë me shqetësim gjendjen e shqiptarëve të Luginës, situatën e rëndë ekonomike të tyre, diskriminimin shtetëror të ushtruar ndaj tyre dhe plagën e emigrimit të shqiptarëve nga vatrat e tyre në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.

Ne nuk jemi një parti populiste që flet për kombin dhe Luginën vetëm për vota, as nuk jemi parti për tregtarë flamujsh që patriotizmin e kanë vetëm për imazh, por PDK-ja gjithmonë, me veprime konkrete, i ka dalë në krah vëllezërve tonë në Luginë.

Po përmendi vetëm disa çfarë kemi bërë kur kemi udhëhequr me qeverinë e vendit:

(a) Partia Demokratike dhe Qeveria Thaçi patën nisur abetaret e para në gjuhën shqipe në drejtim të Luginës.

(b) Partia Demokratike, Kryeministri Thaçi dhe unë si Ministër i Jashtëm, kemi qenë në krye të betejës për t’i bërë presion Serbisë për çështjen e monumentit të UÇPMB-së në Preshevë.

(c) Në kohën kur Hashim Thaçi ishte kryeministër, në janar 2014, për herë të parë Qeveria e Kosovës dhe e Shqipërisë ndanë një fond të mbështetjes financiare për Luginën.

(d) Kryetari Kadri Veseli gjithnjë e ka pasur pikë të dobët fatin dhe gjendjen diskriminuese të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

(e) Ka qenë qëndrim i kryetarit Kadri Veseli dhe vazhdon të jetë qëndrim edhe i imi si kryeministër i ardhshëm se asnjë marrëveshje paqeje nuk mund të ndodhë midis Kosovës dhe Serbisë nëse çështja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës nuk adresohet dhe ky do të jetë pozicioni kyç negociues i qeverisë së udhëhequr nga unë dhe PDK-ja.

Prandaj sot, Partia Demokratike e Kosovës, si aleate e natyrshme dhe historike e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, dhe unë si Kryeministër i ardhshëm, i shpalli këto zotime publike:

PDK-ja do të përfshijë në listën e saj për deputetë dy përfaqësues nga Lugina e Preshevës që e përfaqësojnë secilën komunë të Luginës, ashtu që zëri i shqiptarëve të Luginës së Preshevës të dëgjohet në Kuvendin e Kosovës.

PDK-ja do ta iniciojë Ligjin për mbështetjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës që do të garantonte zotimet ligjore të Qeverisë së Kosovës për shqiptarët e Luginës duke krijuar strukturat e nevojshme, duke siguruar mbështetje financiare dhe mbështetje për zhvillimin arsimor, kulturor dhe shoqëror.

PDK-ja dhe qeveria e udhëhequr nga PDK-ja do ta themelojë Agjencinë Shtetërore për Luginën e Preshevës si organ koordinues i Kosovës për adresimin e sfidave të shqiptarëve të Luginës dhe për koordinimin e ndihmës shtetërore të Kosovës. Kjo Agjenci do të jetë nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejt të Kryeministrit të Kosovës.

PDK-ja do të marrë iniciativën që shqiptarët e Luginës së Preshevës të pajisen me letërnjoftimin dhe pasaportën e Republikës së Kosovës. Kjo do të realizohet përmes nismës së PDK-së për ta amandamentuar Ligjin për Shtetësinë e Kosovës.

PDK-ja do ta ndërmarrë rritjen e kuotave për studentët nga Lugina dhe krijimin e kuotave të reja për studentët e dëbuar nga Lugina që ndodhen në Kosovë.

PDK-ja dhe qeveria e drejtuar nga PDK-ja do t’i hapë katër pika të reja kufitare me Luginën e Preshevës, ashtu që ta lehtësojë qarkullimin e shqiptarëve të Luginës. Këto pika kufitare do të jenë në këto fshatra të Luginës – Muhoc, Breznicë, Dobrosin dhe Ranatoc.

PDK-ja do ta krijojë Fondin e përhershëm për kthimin e shqiptarëve të Luginës të dëbuar nga vatrat e tyre. Ky Fond i Qeverisë së Kosovës do të jetë me vlerë prej 2 milion euro në vit dhe do të orientohet nga zhvillimi ekonomik, kulturor, rual dhe arsimor i Luginës së Preshevës.

Vëllezër dhe motra të Luginës,

Për fund, më lejoni që t’ua uroj Vitin e Ri juve, shqiptarëve të Luginës, dhe t’u garantoj se këto janë 7 zotimet të cilat Partia Demokratike dhe unë si kryeministër i ardhshëm deklarohemi para jush se do t’i implementojmë që në muajt e parë të qeverisjes.

Etiketat: Enver HoxhajLugina e PreshevësPDK
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Haxhiu – deputetëve: Çka do tu thonë fëmijëve anëtarët e shkarkuar të Bordit të RTK-së?

Haxhiu për Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik: Nuk u përfillën kërkesat e sindikatave dhe organizatave

12 muaj më parë
Në kuadër të “Grupit të Miqësisë”, Mergim Lushtaku dhe të tjerë priten në takim nga Erdogan

Deputetes së PDK-së nuk i bën përshtypje diskutimi në Kuvend, flet në telefon gjatë seancës (FOTO)

Haxhiu: PDK-ja të distancohet nga gjuha seksiste e Musliut

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Lajmet e fundit

Kurti: Në Rashkë, po ngjan riorganizimi terrorist me mbështetje të Serbisë

Kurti: Anëtarësimi në KiE sjell avantazhe, veçanërisht për anëtarët e komuniteteve joshumicë

7 Dhjetor, 2023
Hyn në librin e Guiness flamuri kombëtar mbi 1 mijë e 300 metra dhe i punuar me 120 mijë letra

Hyn në librin e Guiness flamuri kombëtar mbi 1 mijë e 300 metra dhe i punuar me 120 mijë letra

7 Dhjetor, 2023
Kurti priti drejtoren e NDI-së, flasin për veprimet e Qeverisë me fokus te komunitetet jo-shumicë

Kurti priti drejtoren e NDI-së, flasin për veprimet e Qeverisë me fokus te komunitetet jo-shumicë

7 Dhjetor, 2023
LDK: Ne kemi qenë kundër Mini-Shengenit edhe sa kemi qenë në pushtet

LDK-ja thonë se po e studiojnë draft-statutin e Asociacionit, ja çfarë thonë për ftesën e Presidentes

7 Dhjetor, 2023
Flet avokati i Sali Mustafës pas akuzave të Gjykatës Speciale

ZPS-ja refuzon të komentojë për bastisjen në shtëpinë e bashkëluftëtarit të Salih Mustafës

7 Dhjetor, 2023

Tjera nga rubrika

Djali 13-vjeç mbyt me thikë të ëmën në Miami derisa ajo ishte duke fjetur, publikohen imazhet rrëqethëse nga vendi ku është kryer krimi (Video+18)

14:27

Lirimi i Pantiqit, Haxhiu: Kjo veç drejtësi nuk është

Arrestimi i Naim Murselit, Haxhiu: Ishte përpjekur ta fshihte krimin e rëndë

18:35

Rohde: Takimi i Kurtit me pesëshen diplomatike, nënvizon angazhimin për zgjidhje të qëndrueshme

Rohde: 100 % i sigurt se drafti i Asociacionit nuk është në kontradiktë me Kushtetutën e Kosovës

22:54

Përgjimet në burg, Emmerson: Specialja s’ka paraqitur prova se Veseli ndërhyri në drejtësi

21:31

Vëllai i Liridona Ademajt kërkon nga institucionet që ta lejojnë rivarrimin e saj

22:32

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH