Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj ka kujtuar 22 vjetorin e çlirimit të Prishtinës.
Ai ka shkruar në Facebook se sot bëhen 22 vjet nga Dita e Madhe kur çizmet e trimave të UÇK-së, shkelën në Prishtinë për ta çliruar përjetësisht nga robëria e frika.
Postimi i plotë i Hoxhajt:
22 vjet prej Ditës së Madhe kur çizmet e trimave të UÇK-së, pas muajsh të tërë lufte, shkelën në Prishtinë për ta çliruar përjetësisht nga robëria e frika. Lavdi të gjithë atyre heronjve që nuk sakrifikuan as më të shtrenjtën jetën e tyre për këtë ditë. Urime Dita e Lirisë, Prishtinë.