Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se çështje parësore në politikën e jashtme të vendit duhet të jetë anëtarësimi në NATO.
Hoxhaj ka theksuar se kjo do t’i ndihmonte Kosovës në rrugën e saj drejt inkuadrimit edhe në instanca të tjera si BE-ja dhe OKB-ja.
“Debatin kryesor që e kemi në publik është se çfarë po ndodh jashtë Ballkanit, por edhe në Evropën Lindore. Dua të them që qeveria do të duhet ta di se nuk e ka një Bruksel, por se i ka dy. E ftojë qeverinë që sa më shpejt ta vizitojë NATO-në dhe të sheh se cilat vërtet janë pritjet konkrete të Kosovës për anëtarësim në NATO”.