Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, e ka quajtur skandaloz dhe nëpërkëmbës vendimin e Qeverisë Kurti për uljen e shtesave për pensionistët dhe mjekët e infermierët, shkruan Kosova Post.
Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka shkruar se kjo Qeveri që “i la pleqtë pa vaksina tani po ua zvogëlon edhe atë pak mbështetje që u duhet për ilaçe”.
“Pritja nga qeveria për ta lehtësuar barrën e rënduar ekonomike, shëndetësore e sociale për qytetarët të goditur nga pandemia, e konkretisht për mjekët, punëtorët e shëndetësorë e të moshuarit – përkundrazi u kthye kundër tyre duke përgjysmuar shtesat financiare. Mungesa e dorës së shtetit fatkeqësisht po ndjehet çdo ditë dhe në çdo familje të Kosovës”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Skandaloz, i papranueshëm dhe nëpërkëmbës vendimi i Qeverisë Kurti për uljen e shtesave për pensionistët dhe mjekët e infemierët që po luftojnë me pandeminë. Kjo Qeveri që i la gjyshërit tanë pa vaksina tani po ua zvogëlon edhe atë pak mbështetje që u duhet për ilaçe.
Pritja nga qeveria për ta lehtësuar barrën e rënduar ekonomike, shëndetësore e sociale për qytetarët të goditur nga pandemia, e konkretisht për mjekët, punëtorët shëndetësorë e të moshuarit – përkundrazi u kthy kundër tyre duke përgjysmuar shtesat financiare. Mungesa e dorës së shtetit fatkeqësisht po ndjehet çdo ditë dhe në çdo familje të Kosovës.