Sot në namazin e drekës në Mitrovicë, janë pajtuar edhe dy familje të hasmëruara ku Hoxha Fatmir Latifaj, tha se; “falë Zotit të lartësuar shtrihet dora e Pajtimit dhe Faljes në mes këtyre dy familjeve, njofton Kosova Post.
Bëhet fjalë për familjen Abdullahu nga SUHODOLLI dhe familjes Asllani nga VINARCI.
Hoxhë Fatmir Latifaj është një ndër njerëzit më aktiv në aktivitetin e “Pajtimit të Gjaqeve” në Kosovë.
Ja postimi i tij i plotë:
Sot me datën 01.05.’21 ditë e Shtunë në Xhaminë e Suhodollit në Mitrovicë, falë Zotit të lartësuar shtrihet dora e Pajtimit dhe Faljes në mes këtyre dy familjeve:
Familja ABDULLAHI prej Suhodollit të Mitrovicës e fal plagesën: Familjes ASLLANI nga fshati Vinarci i Mitrovicës. Me respekt hoxha Fatmir!/KosovaPost/.