Problemet me frymarrjen po frikësojnë jashtë mase klubet dhe tifozët. Sikur të mos mjaftonte rasti i Cristian Eriksen, i cili ra përtokë për shkak të një arresti kardiak, apo dhe rasti i Sergio Agueros që dje i dha lamtumirën futbollit të luajtur për shkak të probleme me zemrën.
Një realitet i hidhur ky që po shikojmë kohët e fundit me futbollistë që po shfaqin probleme të vazhdueshme me frymarrjen gjatë zhvillimit të lojës.
Në vetëm 1 javë 3 raste të tilla që po detyrojnë lojtarët të lënë fushën e lojës të shqetësuar.
Kujtojmë se para ca ditësh edhe mbrojtësi i Manchester United, Lindelof dhe po ashtu edhe Zielinksi, lojtar i Napolit shfaqën probleme të tilla dhe iu është dashur të largohen nga loj