Ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare, Jusuf Karadawi, themeluesi dhe ish-kryetari i Unionit Botëror të Dijetarëve Myslimanë, njofton Kosova Post.
Me një deklaratë me shkrim, Unioni Botëror i Dijetarëve Myslimanë njoftoi vdekjen e ish-presidentit të Unionit, studiuesit egjiptian Karadavi.
Unioni Botëror i Dijetarëve Muslimanë (IUMS) me bazë në Doha konfirmoi gjithashtu vdekjen e studiuesit në një deklaratë në faqen e saj të internetit.
“Jusuf al-Karadavi, themeluesi i Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë, i cili jetën e tij ia kushtoi shpjegimit të udhëzimeve Islame, ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.
Jusuf al-Karadavi lindi në shtator të vitit 1926 në Egjipt. Shkollimin universitar e kreu në Al-Azhar.
Ai ishte kreu i Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë që nga themelimi i tij në 2004 deri në 2018.
Al-Karadavi jetoi në Katar për vite me radhë.