Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq të enjten dhe të premtën u përball me pyetjet e deputetëve në Kuvendin e Serbisë ku u mbajt një seancë parlamentare lidhur me dialogun me Kosovën.
Vuçiq tha se është kundër pranimit të Kosovës në OKB dhe se “nuk do ta njoh Kosovën e pavarur dhe nuk do të bëj kurrë asgjë në favor të tyre”. Por presioni ndërkombëtar e nxit Serbinë të marrë rrugë të tjetër.
Në një komunikatë për media lidhur me këtë seancë, Qeveria e Serbisë të enjten iu referua Kosovës ashtu siç duhet: Republika e Kosovës.
Ndërsa komunikata fliste për planin disapikësh që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq e kishte prezantuar në parlament, te pika e dytë thuhet se Asociacioni duhet të jetë kornizë ligjore dhe fizike për të drejtat e serbëve në Republikën e Kosovës. Po, në Republikën e Kosovës.