Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka thënë se nëse inflacioni është problematikë golbale esenca është si qeveritë i përgjigjen me masa. Sipas tij, Qeveria e solli Ligjin për çmimet tavan, por LDK-JA e dërgoi në Kushtetuese.
“Nëse botërisht dihet që inflacioni është problematikë aktuale globale dhe e gjithë esenca është se si qeveritë i përgjigjen me masa atëherë situata është e thjeshtë në Kosovë dhe nuk ka nevojë për vizatime.
1. Lufta në Ukrainë e shkaktuar nga Rusia solli ngritje të çmimeve.
2. Qeveria solli Ligjin për Çmimet tavan.
3. LDK e dërgoi në Gjykatë Kushtetuese këtë ligj”, ka thë Muja.
Muja ka thënë se me luftën në Ukrainë duhet të solidarizohemi. E jo ta përdorim atë për të bërë opozitë