Në mungesë të kuorumit, përkatësisht si rezultat i papërgjegjësisë së deputetëve, Kuvendi i Republikës së Kosovës sot nuk arriti të zgjedhë një anëtar të Bordit për Ankesa të Mediave, transmeton Kosova Post.
Andaj, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se votimi do të përsëritet nesër pas debatit për Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Me përfundimin e kësaj pike, ka përfunduar edhe seanca për ditën e sotme.
Konjufca: Nuk po shoh kushte që të përsëritet votimi
“Nuk po shoh kushte që të përsëritet kjo. Meqë e kemi vazhdimin nesër, le të vazhdojë kjo pas debatit që e kemi për Ministrinë e Industrisë”, tha Konjufca.